Pse vazhdoni të jeni beqar?

  • 12 April 2017 - 09:00
Pse vazhdoni  të jeni beqar?

Ka kohë që nuk jeni në lidhje, përkundër përpjekjeve tuaja të mëdha që ta gjeni dikë? Ndoshta sekreti fshihet te shenja juaj e horoskopit.

Dashi

Image

Vetëbesimi i dashit, i cili shumëkujt në fillim të lidhjes i pëlqen, me kalimin e kohës mund të bëhet irritues. Dashi duhet ta qetësojë egon e tij, që ndonjëherë edhe dikë tjetër ta vendosë në vend të parë dhe të mësojë sesi të bëjë kompromise nëse dëshiron që të ketë lidhje të qëndrueshme të dashurisë. 

Demi

Image

Nëse nuk përkujdeseni për pamjen tuaj dhe bëheni dembel, atëherë mos prisni që partneri t’ju qëndrojë besnik. Demi kokëfortë është shumë i zoti për t’u zemëruar dhe për t’i kujtuar zënkat e vjetra.

Binjakët

Image

Binjakët e kanë vështirë të jenë besnikë, e ndryshueshmëria e tyre mudn të ketë ndikim tejet negativ në lidhje. Nëse tepër shpesh vjen deri te ndryshimi i disponimit, atëherë partneri mund të fillojë të mos ndihet i sigurt.

Gaforrja

Image

Gaforrja shpesh përmend tepër herët martesën dhe fëmijët, çka mund ta frikësojë partnerin e saj. Gaforrja di të jetë edhe imponuese, prandaj partneri i saj shpesh e ka të vështirë që të relaksohet dhe të kënaqet në lidhje.

Luani

Image

Luani grindet me partnerin e vet vetëm nëse ai ka rëndësi për të. Por, partneri i Luanit mund ta kuptojë këtë gabimisht, pra prirjen e Luanit që të grindet vazhdimisht. Luani rrezikon që të mbetet vetëm kur për të më shumë rëndësi ka që të fitojë në grindje, sesa që të fitojë në dashuri.

Virgjëresha

Image

Virgjëreshat, të cilat në shikim të parë duken si krijesa të mrekullueshme, janë të turpshme dhe shpesh as që ju shkon mendja se dikush mund të interesohet për ta. Përpos kësaj, Virgjëreshat shpesh para kohe dorëzohen dhe nuk ju ftojnë për takim të dytë qoftë edhe për ndonjë gabim tepër të vogël.

Peshorja

Image

Jeta e dashurisë e një Peshoreje mund të jetë katastrofale nëse vazhdimisht zgjedhë partnerët të cilët ende nuk e kanë marrë veten nga lidhjet paraprake. Përpos kësaj, Peshoreve shpesh iu ndodhë që të përcaktohen për partnerë të cilët janë të këqij për to.

Akrepi

Image

Në lidhje, Akrepi mund të jetë i prirë për konflikte. Ai mund ta ketë një qëndrim “krejt apo asgjë”, për çka shumë njerëz ikin menjëherë prej tij. Disa pjesëtarë të kësaj shenje mund të bëhen tepër posesivë duke tentuar që të kontrollojnë gjithçka në lidhje.

Shigjetari

Image

Standardet e pjesëtarëve të kësaj shenje shpesh janë tepër të larta. Natyrisht se ata meritojnë më të mirën, dhe nuk kanë nevojë të jenë në lidhje nëse nuk duan, por ata nuk duhet të mendojnë se askush nuk është i mirë për ta, meqë në fund do të mbeten vetëm.

Bricjapi

Image

Bricjapi mund të jetë i rezervuar, e bile edhe xheloz ende pa e bërë për vete personin që i pëlqen. Për të ju duhet shumë durim dhe kohë. Partnerët e tij lehtë mund të zemërohen dhe lodhen, para se të zbulojnë të gjitha anët pozitive të tij.

Ujori

Image

Ujori është kokëfortë dhe nuk mundohet ta fshehë karakterin e tij të papërshtatshëm. Kjo mund të jetë e këndshme në fillim të lidhjes, por më vonë mund të vijë deri te konfliktet e mëdha, të cilat mund të jenë tepër të dëmshme për lidhjen.

Peshqit

Image

A ju mungon ende ish i dashuri? Peshqit disi janë të prirë që të kënaqen duke e vajtuar veten, për çka shpesh shkatërrojnë lidhjet e reja. Përpos kësaj, ata janë edhe të prirë që të zgjedhin partnerët manipulues, për çka vetëm sa sillen në rrethin e vetë-vajtimit. (Kosova Sot)