Pas këtyre lëvizjeve, do të jetë vetëm i juaji

  • 14 February 2017 - 08:58
Pas këtyre lëvizjeve, do të jetë vetëm i juaji

Secili mashkull ka një pikë të dobët, e horoskopi ju ndihmon ta zbuloni atë pikë dhe ta bëni për vete 

DASHI

Image

Ndaloni t'i dërgoni porosi flirtuese, që t'ia bëni me dije sa shumë ju mungon dhe se prisni ta kuptojë për çfarë bëhet fjalë. Shikojeni drejt në sy dhe i thoni se po shkoni në kinema, të vjen t'ju marrë në ora tetë. Për Dashin vetëm një lloj i femrave është seksi, femrat e drejtpërdrejta. 

DEMI

Image

Blini dhuratë, imtësirë që tregon se mendoni për të. Diçka si çokollata e tij e preferuar apo maskë për telefon, që me siguri se do t'i pëlqejë, diçka që i dëshmon se me kujdes e përcillni derisa ai flet. Kjo ia "thyen" këmbët. 

BINJAKËT

Image

Nëse keni ndonjë talent, të themi, nëse dini të luani në ndonjë instrument ose të shkruani poezi të bukura, detyrimisht gjeni mënyrën që këtë t'ia tregoni. Nëse këndoni bukur, dërgojeni në karaoke. Bëni gjithçka t'ia dëshmoni se kombinoheni. 

GAFORRJA

Image

Nëse është dikush i dashuruar në dashuri, është Gaforrja. Pra, nëse janë vetë, me siguri për çdo mbrëmje vajton dhe kërkon të jetë në lidhje. I thoni se është i mirë si djalë që është dhe se, secila vajzë do të ishte e lumtur ta ketë. Të njëjtin sekondë do të jetë yti.

LUANI

Image

Pushtojeni me komplimente, gjithmonë dhe për secilin rast. Bëjani me dije sa i bukur është, por edhe të mençur. Dhe, sidomos theksoni se ka tërheqje të hatashme seksuale. 

VIRGJËRESHA

Image

Virgjëreshat sidomos janë të turpshme, kështu që juve ju mbetet ta bëni hapin e parë, por asgjë tepër të drejtpërdrejtë apo në ekstrem. Filloni me gjëra të imta si, të pini kafe dhe ngadalë ta ndërtoni lidhjen, përndryshe do ta frikësoni. 

PESHORJA

Image

Me rëndësi është që sa më shumë kohë të kaloni bashkë. Bashkojuni atij në një nga aktivitetet e tij të preferuara dhe bëjeni këtë sa më shpesh dhe shpejt do të dashurohet në ju. 

AKREPI

Image

Putheni. Por, duket e ngutshme, por Akrepat vetëm ashtu reagojnë. Akrepit nuk i pëlqen të flasë për ndjenjat, as ta kalojë mbrëmjen duke biseduar për dikë që definon lidhjen tuaj. Atyre ju interesojnë veprat. Pra, nëse ju pëlqen, tregojeni këtë. 

SHIGJETARI

Image

Shigjetarët janë shumë të padurueshëm dhe nuk do të presin gjatë për lëvizjen tuaj, prandaj duhet të jeni të shpejtë dhe efikas. Ftojeni në shtëpi të shikoni një film bashkë dhe më pas e puthini, e nga atje gjithçka merr rrjedhën e vet. 

BRICJAPI

Image

Bricjapin nuk duhet ta ngufasni. Kur ta ftoni të dilni, nuk duhet të bëni dramë rreth kësaj, por në mënyrë të lehtë i propozoni të dilni. Kur t'i dërgoni porosi, kurrsesi mos dërgoni tri porosi rresht, por në një shkruani gjithçka. Jepini hapësirë, sepse përndryshe e kap kokën dhe ik prej jush. 

UJORI

Image

Meshkujt në shenjë të Ujorit pëlqejnë gjestet e mëdha në dashuri. Sikur t'ia shkruani një këngë, do ta bëni për vete menjëherë. Bëni diçka për të cilën jeni të bindur se mund ta shihni vetëm në komeditë romantike dhe do të bjerë në të. 

PESHQIT

Image

Meshkujt në shenjë të Peshkut janë të rrethuar me shoqe dhe duhet t'ia bëni me dije se nuk mëtoni të jeni shoqe me të, por të dashur, përndryshe do të përfundoni në atë grumbullin e tij plot me shoqe. 

(Kosova Sot)