Horoskopi i ‘Facebook’-ut: Luani ka profilin më seksi, por Shigjetari është shumë më zbavitës

  • 19 January 2017 - 15:55
Horoskopi i ‘Facebook’-ut: Luani ka profilin më seksi, por Shigjetari është shumë më zbavitës

DASHI ËSHTË MJESHTËR I FOTOSHOPIT

Pjesëtarët e kësaj shenje sidomos janë të përqendruar në veten e tyre, prandaj gjithmonë dhe më
shpesh vendosin fotot e tyre në fotoshop, në mënyrë që të dalin të përsosur. Para se një mik t'jua bëjë "tag" në foto, ata duhet ta lejojnë. Të qenët të informuar për ta nuk është praktikë, është religjion, ata duhet të dinë
gjithçka që po ndodh, kush me kë është, si duken. Nëse zemërohen, rregullisht e fshijnë profilin e tyre, krijojnë një të ri.

Image

DEMI PUSHTON ME FOTOT ME USHQIME DHE UDHËTIME

Demat janë ata që në "Facebook" pëlqejnë që të "fryhen" me fotografitë luksoze të gjërave, apo edhe  ushqimeve. Nuk pëlqejnë kur miqtë e tyre vendosin këngë apo poezi, por përcjellin trendët dhe përfshihen në grupe të popullarizuara. Nuk e teprojnë me fotot e tyre, por fshijnë publikimet e të tjerëve, si dhe komentet me të cilat nuk janë të kënaqur. Pëlqejnë të bëjnë "tag" në udhëtime dhe në vendet e jashtëzakonshme.

Image
BINJAKËT, LIDERËT E 'FACEBOOK'-ut

Binjakët janë liderët e rrjetit shoqëror, e bombardojnë me fotografi, vendosin fotot e fëmijëve të tyre, partnerit
dhe raportojnë për gjendjen e tyre emocionale. Janë shumë aktivë, por puna qëndron se ata këtë e shohin
si humbje kohe, jo si diçka serioze, kështu që të tjerëve dinë t'ju shkojnë në nerva. Pos kësaj, pëlqejnë që përmes tyre mund të komunikohet me të tjerët, kështu që "inbox" është gjithmonë i ngarkuar.

Image
GAFORRJA E PËRDOR "VEÇ HAJT..."

Një numër i madh i pjesëtarëve të kësaj shenje vetëm sa i nervozojnë të tjerët, prandaj edhe i shmangin. Mirëpo, publikimet e tyre shpeshherë janë kundërthënëse. Rrjeti shoqëror "Facebook" ju shërben që të përcjellin dhe gjejnë njerëzit me të cilët kanë humbur kontaktet, por as aty nuk janë edhe aq aktiv. Mirëpo, lavdërohen me gjërat që kanë domethënie për ta -lindjen e fëmijës, një lidhje të re, martesë ...

Image
LUANI VENDOS FOTO SEKSI 

Pjesëtarët e kësaj shenje dinë të tërheqin vëmendje në jetën reale, por jo edhe në "Facebook". Sikurse edhe
Binjakët, edhe ata pëlqejnë të bombardojnë miqtë e tyre me foto dhe publikime, në të cilat më shpesh janë me poza seksi. Rregullisht përcjellin edhe profilet e të tjerëve, për të gjithë shpërndajnë "like", e me disa të tjerë janë në kontakte të mira, sidomos nëpër rrjetet shoqërore. Zakonisht kanë shumë miq.

Image
VIRGJËRESHAT KONTROLLOJNË VETEN
Virgjëreshat përcjellin trendët dhe dëshirojnë të jenë në rrjedha, kështu që do ta kenë një profil, por se aty nuk e shfaqin privatësinë e tyre. Me më dëshirë vendosin publikime që lidhen me temat politike nëpër rrjetet shoqërore, e njihen si shenja që vendos më së paku fotografi. Janë aq mistik, kanë shumë adhurues të  panjohur. Nuk lënë shenjë ku gjenden,sepse nuk dëshirojnë që të tjerët t'ju futen në "gjurmë".

Image

PESHORJA UDHËTON SHUMË 

Ballina e tyre në "Facebook" është e bukur dhe e llojllojshme, pothuajse gjithmonë me foto abstrakte dhe me
art, ndërsa që në fotot e tyre përdorin filtra të ndryshëm dhe të duken më ndryshe. Kanë shumë miq, por në fakt nuk e përdorin edhe aq shumë rrjetin shoqëror siç mendojnë disa. Aktiviteti i preferuar i tyre është bllokimi
i të tjerëve, e shpeshherë pasi t'i shikojnë publikimet e të tjerëve vijnë në përfundim se "Facebook" është i mërzitshëm.
Image
AKREPI KOMENTUES


Tek ata ekzistojnë dy lloje të njerëzve - ata që për së tepërmi përdorin rrjetet shoqërore dhe ata që e përdorin herë pas here, në mënyrë që t'i "spiunojnë" të tjerët. Këta të parët do të publikojnë pothuajse gjithçka, në mënyrë që të arrijnë numër të madh të miqve, e këta tjerët kanë një privatësi të censuruar, kështu që pothuajse askush nuk mundet ta kuptojë se çfarë në të vërtetë kanë në profilin e tyre.

Image
SHIGJETARI, KOMIKU KRYESOR


Pjesëtarët e kësaj shenje janë ata që me të madhe publikojnë postime qesharake, përfundojnë teste të ndryshme komike dhe shkruajnë komente qesharake në publikimet dhe postimet e të tjerëve. Për ta rrjetet shoqërore janë vetëm një argëtim dhe asgjë më shumë, megjithëse nganjëherë pëlqejnë të vendosin fotot e tyre tërheqëse. Kanë shumë miq, kështu që rrjeti shoqëror për ta nuk ka ndonjë domethënie të madhe.

Image
BRICJAPI NUK DËSHIRON TË ZBULOHET SHUMË


Ata gjithnjë kanë kujdes se çfarë përshtypje lënë, kështu që do të zemërohen në miqtë e tyre nëse në murin
e tyre vendosin ndonjë fotografi diskriminuese apo ndonjë koment. Nuk publikojnë shpesh, sepse nuk ëshirojnë që të tjerët të mendojnë se janë të varur nga 'Facebook'-u, por rregullisht shikojnë se çfarë bëjnë të tjerët. Profilet e tyre shpeshherë i përdorin për promovime që kanë të bëjnë me punën. Refuzojnë kërkesat e njerëzve që nuk i njohin, por fshehin edhe situatën e tyre në dashuri.

Image
UJORI JOSHËS


Pjesëtarët e kësaj shenje, sikurse edhe Shigjetari, në rastet më të shpeshta publikojnë shumë fotografi dhe barsoleta. Shpeshherë shërbehen edhe me porosi, e përmes tyre mund të joshin edhe të tjerët dhe ta "ngrohin" shoqërinë. Ekzistojnë periudha kohore kur janë aktivë për çdo ditë, e ndonjëherë ndonjë ditë, apo edhe me javë të tëra nuk e hapin fare faqen e tyre. Fotot e tyre i vendosin për argëtim dhe nuk e kanë problem se
si duken, me rëndësi të janë më ndryshe.

Image

PESHQIT PËLQEJNË CITATET


Si njëri ndër shenjat më kreative, për Peshqit me rëndësi që profili i tyre të duket sa më origjinal.Do të vendosin foto me miqtë e tyre dhe me familjen, por jo ato foto kur janë vetëm, sepse nuk dëshirojnë të tërheqin shumë vëmendje. Në profilin e tyre më së shumti do të gjeni citate inspiruese apo edhe këngë të preferuara, e pas ndarjes do t'ju pushtojnë me statuse të vetmisë.

Image

 

 

(Kosova Sot)