Dhoma e Përfaqësuesve miraton ligjin kundër pronësisë kineze të TikTok-ut

  • A.P /
  • 14 March 2024 - 14:30
Dhoma e Përfaqësuesve miraton ligjin kundër pronësisë kineze të TikTok-ut

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan, miratoi sot një projekt-ligj, sipas së cilit aplikacioni i njohur TikTok ose duhet të shkëputet nga kompania kineze ByteDance që e ka në pronësi, ose të shesë versionin amerikan të tij, që të vazhdojë të lejohet të përdoret në Shtetet e Bashkuara.

Projekt-ligji dypartiak i jep TikTok-ut gjashtë muaj kohë për t’u shkëputur nga kontrolli i huaj, përfshirë daljen nga pronësia e kompanisë ByteDance.

 

Sipas ligjvënësve amerikanë, kompania ByteDance kontrollohet nga qeveria kineze, e cila mund të kërkojë në çdo kohë të ketë qasje tek të dhënat e konsumatorëve të TikTok-ut në SHBA në çdo kohë që dëshiron.

Ky shqetësim i ka bazat tek një sërë ligjesh të sigurisë kombëtare kineze, sipas së cilave kompanitë janë të detyruara të ndihmojnë në mbledhjen e informacionit të zbulimit.

(Kosova Sot Online)