Ja pse ky shtet ndalon funksionimin e Telegram

  • A.P /
  • 25 March 2024 - 14:41
Ja pse ky shtet ndalon funksionimin e Telegram

Gjykata e Lartë në Spanjë ka bllokuar aplikacionin e mesazheve, Telegram, pasi kjo platformë po lejonte përdoruesit të ngarkonin materiale pa lejen e tyre.

Përdorimi i Telegramit në Spanjë do të pezullohet përkohësisht nga e hëna pas një kërkese të firmave mediatike.

 

Sipas mediave të huaja, spanjollët janë lënë pa akses në aplikacion të paktën për momentin pasi Gjykata e Lartë e urdhëroi diçka të tillë si masë paraprake.

Katër grupet më të mëdha mediatike në vend, Mediaset, Atresmedia, Movistar dhe Edega, u ankuan se në aplikacion shpërndahej pa autorizim përmbajtje e krijuar prej tyre dhe e mbrojtur nga e drejta e autorit.

Gjyqtari i çështjes kërkoi që kompania që zotëron aplikacionin të dërgojë informacione në kuadër të kësaj dosje.

Por Telegrami nuk iu përgjigj kërkesave të Santiago Pedraz dhe ky i fundit urdhëroi bllokimin e aplikacionit.

Siç shkruajnë mediat ndërkombëtare ky vendim është i përkohshëm dhe do të zgjasë vetëm disa ditë.

Shumë përdorues të aplikacionit kritikuan vendimin. Megjithatë gjyqtari tha se vendimi erdhi si pasojë e mungesës së bashkëpunimit nga kompania.

Spanja nuk është vendi i vetëm që ka bllokuar Telegramin.

I pari që e çaktivizoi ishte Kina në vitin 2015 pasi u përball me shumë mesazhe që kundërshtonin regjimin komunist.

Telegram është shërbimi i katërt më i përdorur i mesazheve në Spanjë, sipas mbikëqyrësit të konkurrencës CNMC. Është përdorur nga gati 19% e spanjollëve të anketuar nga CNMC.

Kompania thotë se në vitin 2023 kishte më shumë se 700 milionë përdorues aktivë mujorë në mbarë botën.

(Kosova Sot Online)