WhatsApp po përgatit një ndryshim

  • A.P /
  • 30 April 2024 - 14:46
WhatsApp po përgatit një ndryshim

WhatsApp po zhvillon një veçori të re që do t’ju lejojë të telefononi njerëzit drejtpërdrejt nga aplikacioni, pa i ruajtur më parë si kontakte në telefonin tuaj, raportoi uebfaqja WABetaInfo.

Siç u përmend, kjo veçori është e disponueshme për testim për ata që kanë versionin 2.24.9.28 të aplikacionit beta të Android.

 

Me shumë mundësi, shton WABetaInfo, të dhënat e internetit do të përdoren për të bërë thirrje në këtë mënyrë, që do të thotë se telefonatat do të jenë më të lira sesa të telefononi dikë jashtë vendit duke përdorur metodën “tradicionale”.

Nuk ka ende detaje se kur kjo veçori mund të jetë e disponueshme për përdoruesit në mbarë botën, por zakonisht nuk kërkon shumë kohë që të shfaqet në beta.

(Kosova Sot Online)