6 mënyrat se si një burrë e bën femrën e tij të ndihet e shëmtuar edhe pa thënë asnjë fjalë

  • 24 October 2016 - 16:07
6 mënyrat se si një burrë e bën femrën e tij të ndihet e shëmtuar edhe pa thënë asnjë fjalë

Të gjitha gratë duan që burrat e tyre t’i duan aq shumë dhe t’i trajtojnë aq mirë sa të ndihen si femrat më të bukura në botë. Ato duan që meshkujt t’u vlerësojnë karakterin, veprimet që bëjnë, karrierën, si dhe mënyrën se si ato rrisin fëmijët. Në fakt, nëse një burrë nuk do t’i vlerësonte të gjitha këto, as nuk do të ishte martuar me ju, apo jo? Kjo vihet në dyshim kur meshkujt bëjnë disa gjëra që i bëjnë femrat të ndihen të shëmtuara, madje pa dëgjuar asnjë fjalë nga ata. Ja cilat janë disa prej tyre:

1- Ata nuk komplimentojnë siç duhet përpjekjet e femrës

Kur nuk e thoni me zë të lartë se sa e bukur është ajo edhe kur nuk është në formë apo ndihet keq, heshtjen tuaj ajo do ta marrë për të kundërtën, sikur ju nuk e vlerësoni.

2- Ata lavdërojnë femra të tjera me fjalë që nuk ia kanë thënë kurrë partneres së tyre

Sigurisht, femrat e dinë që ka edhe femra të tjera të bukura, por nëse përdorni një kompliment të veçantë që s’e keni përdorur kurrë, atëherë ajo do të ndihet e shëmtuar, edhe pse ju si meshkuj mund të mos e keni fare këtë qëllim.

3- Ju shikoni video porno

Pikërisht ky veprim do të merrej sikur ju si meshkuj nuk kënaqeni plotësisht nga femra juaj, ndaj dhe keni nevojë që të shikoni një  femër tjetër lakuriq dhe në pozicione seksi. Femra juaj do të ofendohet pa masë. Përpiquni që t’i tregoni arsyet se pse ju shikoni prono që edhe ajo të qetësohet.

4- Nuk e shtrëngoni sa duhet kur ju puth apo ju përqafon

Kur femra afrohet vetë për t’ju puthur apo për t’ju përqafuar, dijeni se ajo ka nevojë për konfirmimin e dashurisë tuaj. Shtrëngojeni fort dhe përkushtohuni siç duhet në mënyrë që ajo mos të marrë mesazhin e gabuar.

5- Ndiqni me sy një femër tjetër kur kalon

Ky është një moment i sikletshëm. Sigurisht që ka femra të bukura në rrugë dhe ky është një fakt. Por kur femra juaj është aty, përpiquni të mos e shikoni një tjetër dhe partnerja juaj do ta vlerësojë këtë gjë.

6- Mos shikoni celularin kur ajo është duke ju folur

Femrat e urrejnë kur ju nuk u kushtoni vëmendje. Momenti kur ajo ju flet përpiquni të jetë vetëm i saji dhe sidomos mos u merrni me telefonin. Nëse është diçka urgjente, bëni mirë t’ia thoni paraprakisht në mënyrë që ajo të mos mërzitet.

(Kosova Sot)