Ja si ta bëni një djalë që të bjerë në dashuri me ju

  • 19 April 2017 - 09:56
Ja si ta bëni një djalë që të bjerë në dashuri me ju

Nëse mendoni se vetëm pranvera është stinë e dashurisë, atëherë gaboni rëndë. Ah, si dashurohet gjatë dimrit, mjafton të dini si ta bëni një djalë që të bie në dashuri me ju

Këshillat janë të shumta. Ne jua sjellim ato më të rëndësishmet.

1. JINI VETVETJA

Nëse jeni fals, nuk ka rëndësi a e bëni dikë të dashurohet në ju, meqë ai nuk do të dashurohet me veten tuaj të vërtetë. Kështu, ideja e parë që bie ndërmend, është që të jeni vetvetja. Fundja, as ju nuk do të donit të binit në dashuri me dikë që nuk është vetvetja, apo jo?

2. PËRMIRËSOJENI PAMJEN TUAJ

Kjo nuk d.m.th. të duroni urie, që të dukeni më e hollë, por mjafton ta pasuroni gardërobën, apo t'i rregulloni flokët ndryshe nga herët e tjera. Me këtë rast duhet të përpiqeni që t'i theksoni anët më të mira që i keni. Pastaj, ta mbani një buzëqeshje simpatike dhe një parfum të mirë, transmeton gazeta Kosova Sot.

3. DËGJONI

Djemve iu pëlqen që të flasin për vetveten dhe ata mendojnë se një vajzë e cila i dëgjon ata në mënyrë aktive, është shumë me sharm. Për këtë shkak, më shumë dëgjoni, e më pak flisni. Kur të flisni, tregoni diçka rreth vetes tuaj, temave aktuale, ngjarjeve të reja, etj. Nëse është "i hairit", ai do t'ju bëjë pyetje shtesë dhe kështu gjërat do ta marrin kahun e duhur.

4. MOS I KURSENI QESHJET

Posedimi i një sensi të humorit ka rëndësi të madhe kur përpiqeni ta bëni për vete ndokënd. Duke qeshur me shakatë e tij dhe sensi i duhur për humor, me të vërtetë mund ta bëjnë një djalë që të dashurohet në ju.

5. MBAJENI NJË QËNDRIM MADHËSHTOR

Djemtë preferojnë vajzat me dispozita optimiste. Askujt nuk i pëlqen që ta kalojë kohën me ndonjë person pesimist, negativ. Për këtë shkak, duhet të mundoheni që ta shikoni anën e mirë të gjërave dhe ngjarjeve. Demonstroni ata dhëmbë të bardhë që i keni, duke buzëqeshur sa më shpesh.

6. JINI E ËMBËL

Çdo femër që përpiqet të jetë e bukur, mund ta arrijë këtë. dhe, një këshillë shtesë, mos u merrni me thashetheme, meqë djemve aspak nuk iu pëlqejnë vajzat e tilla. Djemtë tërhiqen nga vajzat që janë të ëmbla dhe nuk merren me përgojime, prandaj ruajeni dhe kultivojeni bukurinë tuaj, kurse komentet e pacipa mbani për vete.

7. FLIRTONI

Nëse mendoni se flirti nuk është i denjë për ju, ju themi ta injoroni të paktën një herë këtë mendim dhe ta provoni këtë teknikë. Thonë se ajo bën punë. Djemve iu pëlqen kur janë në qendër të vëmendjes së femrave dhe kur trajtohen si mbretër.

8. JINI TË NDRYSHËM

Përpjekja që të jeni unikë dhe të ndryshëm, është një gjë që duhet ta bëni gjatë tërë jetës. Askush nuk dëshiron që të jetë sikur të gjitha femrat e tjera, apo jo? Nëse doni që të jeni unike, mos flisni rreth temave të vjetra, sikur që është shkolla dhe thashethemet. Pyeteni atë si ndihet rreth temave aktuale dhe tregoni se keni dituri botërore.

9. JINI MENDJEMPREHTË

Secili e ka dozën e vet të karizmit dhe anën mendjemprehtë. Prandaj, pse të mos i demonstroni ato? Kjo mund të jetë vështirë ndonjëherë, por nëse jeni afër djalit që ju pëlqen, ia vlen që të provoni. Natyrisht, pa e tepruar.

10. FILLOJENI KONTAKTIN FIZIK

Djemve iu pëlqen kontakti fizik dhe prekja e dikujt është shenjë e shpejtë e zhvillimit të intimitetit. Prandaj, kur të doni ta tërhiqni vëmendjen e një djali, gjejeni një mënyrë për ta prekur atë. 

(Kosova Sot)