Ndajuni nga i dashuri nëse i ka këto tipare të personalitetit

  • 17 January 2017 - 14:23
Ndajuni nga i dashuri nëse i ka këto tipare të personalitetit

Ndonjëherë është vështirë të thuhet se kur është momenti që të ndahemi nga i dashuri. Por, kur vjen ky moment është e kotë shtyrja, transmeton gazeta Kosova Sot.

1. AI ËSHTË KONTROLLUES

Raportet e shëndosha të dashurisë janë ato ku asnjëri person nuk tenton ta kontrollojë tjetrin. Nëse i dashuri juaj është tepër kontrollues, atëherë kjo nuk është aspak mirë. Ai nuk ka të drejtë që t'ju kontrollojë me kë flisni, apo sa kohë qëndroni kur të dilni. Ai mund ta ketë një personalitet dominues dhe të kënaqet duke e marrë iniciativën për bërjen e planeve për ju të dy dhe, kjo është ndryshe. Por, kontrollimi obsesiv është një gjë tjetër. Ju duhet ta keni lirinë e marrjes së vendimeve.

2. ËSHTË I DHUNSHËM KUR ËSHTË I ZEMËRUAR

Është me të vërtetë dëm që të jeni në lidhje me një person të këtillë. Nëse jeni në lidhje me një mashkull i cili di të bëhet i dhunshëm, p.sh. kur është i zemëruar, atëherë duhet që sa më parë të ndaheni nga ai. Një person i tillë ka probleme me vetveten, me kontrollimin e impulseve, kështu që faji nuk qëndron te ju, por te ai. 

3. ËSHTË TEPËR I DHËNË PAS FLIRTEVE

Duhet të keni kujdes këtu, që ta bëni dallimin midis të qenit miqësor dhe të qenit flirtues. Ajo që nuk dëshiron asnjë femër, është që ta shohë të dashurin e vet duke flirtuar me femra të tjera. Duket sikur ai zhvesh femrat e tjera me shikimin e tij. Ai bën komente pa vend, edhe atë në praninë tuaj. Këtë nuk duhet ta lejoni. 

4. E SHEH VETEN SI VIKTIMË

Të gjithë ne kemi ditë kur nuk ndihemi mirë. Jeta nuk është gjithmonë e këndshme. Por, nëse jeni në lidhje me një mashkull i cili vazhdimisht e sheh veten si viktimë, pa marrë parasysh situatën, atëherë gjërat nuk janë aspak mirë. Secili prej nesh duhet të jetë i aftë që ta marrë përgjegjësinë për jetën e vet. Një mashkull me mentalitet të viktimës nuk ka një të ardhme të ndritur. 

5. ËSHTË EGOCENTRIK

Nëse i dashuri juaj më shumë preferon që të luajë futboll, apo të notojë gjatë vikendit, sesa që të vijë me ju në shoping nuk d.m.th. se ia është egocentrik. Kjo d.m.th. se ai është një mashkull normal. Egocentrik është ai mashkull i cili kurrë nuk mendon për nevojat dhe dëshirat tuaja. Ai është i orientuar vetëm kah realizimi i qël- limeve dhe dëshirave të veta. Ju e meritoni dikë që me të vërtetë ju do dhe përkujdeset për ju. 

6. JU POSHTËRON

Nëse një mashkull ju poshtëron, hiqeni qafe sa më parë! Kurrë mos lejoni që i dashuri juaj, apo thënë më mirë njeriu me të cilin jeni në lidhje, të flasë në mënyrë denigruese për ju. Ju meritoni më shumë. Humbja e një të dashuri si ky nuk është aspak humbje. Priteni njeriun i cili ju do dhe i cili do t'ju trajtojë si princeshë.

7. ËSHTË TEPËR XHELOZ

Një xhelozi e matur është në rregull. Ajo tregon se i dashuri ju do. Por, kur xhelozia e tejkalon masën dhe bëhet e tepruar, atëherë paraqet problem. Ajo është e tillë kur të dashurit tuaj i pengon edhe fakti kur shitësi është mashkull, e ju blini diçka aty. Është e tillë kur nuk mundeni as ta hidhni hapin, pa ju përcjellë, haptazi, apo fshehurazi, i dashuri. Nëse i dashuri juaj është i këtillë, atëherë hiqeni qafe pa menduar dy herë.  

(Kosova Sot)