Roman dashurie: Vejusha (28)

  • 18 February 2017 - 14:25
Roman dashurie: Vejusha (28)

- Ti nuk do të duhej të pije. Nesër të duhet të shkosh në punë. - Një pije nuk të bën gjë. - Mirë e ke. - Lume, besoj se ke dëgjuar çka ndodhi midis meje dhe Lumes. Ajo e lëshoi kokën anash. - Po, dëgjova. Por, nuk ke nevojë të m'i korrigjosh informatat që i mora nga gazetat. Shumëçka m'i shpjegoi Samiu. - Atëherë nuk ndihem në siklet më. Ai njeri i di të gjitha. - Po, po. Të gjitha i di ai. - Kur më pyete për atë vajzën... nuk munda të ta shpjegoja. Thjesht mendoja se ishte tepër e komplikuar, e përpos kësaj, doja pak që të të hakmerresha për atë herën kur më mbajte ligjërata rreth etikës. Nuk e kishe idenë që edhe mua vetëm etika mjekësore më kishte bërë që të isha në afërsi të saj, e ti ishe e gatshme të më akuzoje se si nuk kam moral për të qenë mjek. - Nuk e kisha idenë... - Por, nuk mendoje se isha mjaft i vyeshëm dhe se di ta dalloj të mirën nga e keqja. Kjo ishte ajo që më ofendonte. - A ishte vetëm hepatiti ai që të kishte penguar që me të, të kishe... diçka më shumë? - Është e vërtetë se jam mjek, por nuk bëj panik. Sikur të më pëlqente, hepatiti nuk do të më pengonte, meqë ekziston mbrojtja. Teuta nuk është tipi im i femrave. - E, kush është? - Ti. E puthi me shpejtësi, kështu që nuk e kishte idenë sesi nga kolltuku kërcyen në kauç. Kësaj here u dha e tëra. Kur ai ia hoqi rrobat dhe e çoi deri te shtrati, kuptoi se kishte marrë më shumë sesa që priste. Nuk kishte më fjalë, por vepra. - Shpresoj që më pas do të mund të flemë që të dy. - Jam i sigurt për këtë. Pëshpërimat e tyre vazhduan, por në një mënyrë më intime.

KAPITULLI I NJËZETENËNTË

U zgjua nga një zë jo i rëndomtë, që vinte nga banja. Hapi sytë dhe pa brekët e tij afër shtratit. Buzëqeshi. Ai ishte aty. Bëhej gati për punë dhe këndonte. E vërshoi ndjenja e lumturisë. U ngrit dhe përgatiti kafet. Kur doli ai nga banja, i pastruar dhe me aromë të mirë, me peshqir rreth belit, e puthi fort në buzë. - Mendoja se nuk do të zgjoheshe dhe se nuk do të të shihja derisa të mos paraqiteshe ashtu e ftohtë dhe autoritare në punë. - I bëra kafetë. - Mrekulli! Ai u ul dhe filloi t'i frynte kafes. Kurse ajo e shikonte dhe nuk mund të ngopej me bukurinë e tij. - A e di se sa vjet i kam më shumë se ti? - Po. Tetë. - Dhe? Ajo priste një përgjigje. - Nuk kam koment. Kjo nuk ka rëndësi. Edhe ajo buzëqeshi. Me të vërtetë një gjë e tillë nuk kishte rëndësi. - Mendoj se nuk do të ishte mirë që në klinikë ta dinin për lidhjen tonë... - Lume! Edhe ti! Është e vërtetë se jam më i ri se ti, por nuk jam axhami. I di mirë rregullat e sjelljes. Dua të jem me ty, por nuk më pengon që ta mbajmë lidhjen sekrete. - Mirë. Pasi që ai, pak më pas, u largua, ajo kërceu në shtrat dhe bërtiti nga lumturia. (vijon) 

(Kosova Sot)