Flet shkenca: Vajza, vetëm kështu mund të gjeni dashurinë e jetës!

  • 20 March 2017 - 09:37
Flet shkenca: Vajza, vetëm kështu mund të gjeni dashurinë e jetës!

Kur vjen fjala te gjetja e dashurisë, ju keni në dorë të kontrolloni vetëm veprimet tuaja. Besojeni ose jo, ajo çfarë bëni, thoni dhe projektoni influencon direkt personin që do të vijë në jetën tuaj dhe do të jetë me ju përgjithmonë. Nëse objektivi juaj është ta gjeni një partner të tillë, por nuk dini se si të veproni, psikologu Paulette Kouffman ka vetëm një këshillë direkte: Krijoni një jetë për veten që ju e dashuroni.

Sipas tij, në përralla ne mësojmë gabim, sepse jepet ideja se ju thjesht duhet të prisni dhe princi i kaltër vjen vetë. Kjo ju ka bërë të mendoni më shumë për “ata jetuan të lumtur përgjithmonë” se sa për faktin se si mund të jeni realisht në një lidhje të lumtur.

Në mënyrë që ju të keni në jetën tuaj atë që ëndërroni duhet me patjetër që të luftoni dhe punoni shumë që jeta juaj individuale të jetë në versionin e saj më të mirë, sepse vetëm kështu ju do të keni partnerin që përshtatet në të gjitha detajet me jetën tuaj.

Gjithashtu psikologu rekomandon që ju duhet t’i dedikoheni vetes tuaj me një përkushtim të veçantë për kohën që keni të lirë për t’u marrë vetëm me gjërat që dëshironi pa ju ndërhyrë njeri në të. Një njeri i lumtur individualisht do të jetë shumë i pavarur dhe i lumtur edhe në një marrëdhënie.

(Kosova Sot)