Roman dashurie: Punë fati (22)

  • 24 March 2017 - 15:35
Roman dashurie: Punë fati (22)

Të nesërmen pas punës shkova drejt e në banesën e Çunit. Para ndërtesës iu duk sikurse një njeri po qëndron i ulur në makinë dhe në dorë po mbante një aparat fotografik të drejtuar pikërisht drejt saj. Por, nuk mund të kthehej, nuk kishte më forcë që të ballafaqohej me gjërat e saj paranojake. Preku zilen e derës. Nga banesa e Çunit nuk jepej përshtypja se dikush mund të ishte brenda. Preku zilen edhe një herë.

Pas disa sekondave u dëgjua zhurma sikurse dikush goditi një pjesë të mobilieve e më pas pasuan edhe fyerjet dhe gjëmat. Kur u hapën dyert, Anitës iu desh ta ngritë shikimin për ta parë se nga goja e kujt edhe më tutje po dilnin këto fjalë të shëmtuara drejtuar ''bajatit'' që ishte ''varur'' për zilen e derës. Po, me siguri është vëllai i Çunit. Kishin sy të njëjtë, të njëjtën hundë, paksa në stil boksier, si dhe faqe ku zakonisht krijoheshin vrima në mollëza. Por, ky mashkull nuk ishte aq i rruar. Mjekra e tij i dhuronte një dukje të mashkullit, të cilit pothuajse nuk i intereson kush dhe çfarë mendojnë për të, derisa flokët i kishte paksa më të gjatë, më të errët se ata të Çunit. Në veten e tij kishte vetëm pjesën poshtme të tutave, kështu që Anitës iu desh ta pranojë se duar më mirë të ndërtuara dhe stomak më të rrafshët nuk kishte parë që moti te një mashkull. Kur ai vërejti vajzën e panjohur në derë ndaloi së bërtituri. Por, edhe më tutje në fytyrën e tij vërehej se nuk ishte edhe aq i gëzuar me vizitën e mysafirit të paftuar. -Më falni nëse ju kam ndërprerë në diçka. Unë jam Anita. Më zgjati dorën, por sikurse ai nuk e vërejti një gjë të tillë. .

-E çfarë dëshiron ti, Anita? U habit. Zëri i tij i thellë dhe shikimi në sy e bën të ndihej si fëmijë, i papjekur. -Mua... më ka dërguar Çuni. Unë jam... -Ti je ajo që takoheni bashkë? -Po. E dashura e tij. As vetë nuk ishte vetëdijshme kur kishte folur. E kishte vështruar nga koka deri tek thembrat, duke ndaluar shikimin e tij në gjoksin e saj simpatik të ngushtuar në bluzën e ngushtë me ngjyrë të gjelbër. U skuq. Ai shikim ia kujtonte shikimin e Çunit, madje edhe në disa momente më intime. -Saktësisht kam mundur edhe të vizatoj. -Nuk po kuptoj... -Shija e duhur e Çunit! Bionde, e re, manekine. U lëndua. -Nuk jam unë kurrfarë manekine! U largua nga dera dhe u kthye drejt dhomës së ditës. Ajo po qëndronte edhe më tutje duke mos e ditur ende çfarë të bëjë. I la derën e hapur, nëse dëshironte të hynte brenda, por nuk guxonte pa ftesën apo pa lejen e tij. -Eja brenda, hyr e mos e ftoh shtëpinë. 

(Kosova Sot)