Nëse i dashuri t'i thotë këto, ik prej tij sa më parë

  • 25 April 2017 - 10:46
 Nëse i dashuri t'i thotë këto, ik prej tij sa më parë

Tipat e tillë jo se nuk shfaqen shpesh. Për më shumë, kaq shpesh i hasim saqë sjellja e tyre na duket edhe normale, por nuk është. Në fakt, bëhet fjalë për fjalinë përmes së cilës femrat e dashuruara kalojnë thuajse nuk është gjë, krejt në qëllimet e mira dhe në dashuri.

"ÇFARË KE VESHUR?", "VALLË KËSHTU DO TË DALËSH NË RRUGË?", "MOS VALLË PO MENDON TË SHKOSH E VESHUR KËSHTU?", "TI JE KAQ E BUKUR, ÇFARË TË NEVOJITET KJO?"

Konstruksione ka sa të duash, por të gjitha flasin gjënë e shëmtuar, të maskuar në mirësjellje. E dimë se secila femër e dashuruar do ta heshtë një koment si ky, edhe pse në vete e ndjen si një goditje në stomak. Nëse edhe juve pas një deklarimi të tillë të të dashurit tuaj ju sillet dhe fillon takikardia, mos u brengosni - me juve gjithç- ka është në rregull, por me të nuk është! Një fjali si kjo e thotë dikush që nuk ka aspak besim në vete, dikush që nuk dëshiron të tjerët ta shikojnë femrën e tij, dikush që femrën e tij e sheh si pronë të tij, si një objekt, e jo si person. Në fund të fundit, ky është dikush që kurrë nuk do ta kuptojë shpirtin e femrës, e as nuk do ta respektojë të drejtën e qenies njerëzore për të jetuar e lirë. Kjo është arsye e mjaftueshme t'ia kthesh shpinën dhe krenare me fustanin tënd, ta presësh perëndimin e diellit, krejt vetë. Kjo fjali e vogël dhe naive është shenja e parë se ai po tenton t'ju kontrollojë. Nëse rrini afër një tipit të tillë si ky, përgjithmonë do ta humbasësh vetëbesimin. Do ta humbasësh veten duke u shndërruar në kukullën e tij. Askush përpos vetes tënde nuk ka të drejtë ta posedojë apo t'jua marrë trupin dhe shpirtin. Si dukesh dhe si vishesh kjo është vetëm punë jotja. Ai që vërtetë do të dashurojë, do të respektojë ty dhe zgjedhjet që i bëni. 

(Kosova Sot)