Bëra seks me ish të dashurin pas 30 vitesh, por ajo që më tha ai më ka tronditur...

  • 23 June 2017 - 16:00
Bëra seks me ish të dashurin pas 30 vitesh, por ajo që më tha ai më ka tronditur...

Një grua 44 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se pas 30 vjetësh është takuar me ish të dashurin e adoleshencës dhe ka bërë seks me të. 

Gruaja që ishte martuar dhe ka dy vajza, është ndarë nga burri i saj dhe tani kur e ka takuar ish të dashurin e ka kuptuar se e ka dashur gjithmonë, por ai ka partnere tjetër dhe nuk mund të jenë bashkë.

Lexojeni rrëfimin e saj të plotë:

Kam bërë seks me ish të dashurin tim, 30 vjet pas ndarjes. E di se duhet të ndihem keq pasi ai tashmë është i martuar, por jam e lumtur.

Fillimisht e njoha atë kur isha 15 vjet ndërsa ai 16. Ne ishim bashkë për disa muaj por më pas familja e tij emigroi në Australi.

Unë u martova në moshën 21 vjeçare dhe martesa nuk ishte e mrekullueshme, vetëm e mirë. U divorcova nga burri kur vajzat e mia u rritën. Tani jam 44 vjet.

E gjurmova ish të dashurin përmes disa shokëve të vjetër të shkollës dhe zbulova se ai ishte kthyer në Britani dhe jetonte jo shumë larg shtëpisë sime.

Ne lamë një takim për drekë dhe e kuptova se e doja dhe e kisha dashur gjithmonë.

I tregova atij dhe ai më tha se nuk ndihej njësoj dhe se ishte në lidhje me dikë tjetër. E fshiva atë nga Facebook dhe vendosa ta vazhdoja jetën time.

Babai i tij ishte i sëmurë dhe ai u kthye për ta vizituar atë, më telefonoi dhe më tha nëse doja ta vizitoja edhe unë.

Ne dolëm në darkë këtë herë dhe unë i thashë atij sërish: “Kurrë nuk kam ndaluar së dashuri ty”.

Ndërsa ai më tha: “Ti nuk duhet të më duash, nuk është e drejtë. Unë jam me dikë tjetër”.

Më pas babai i tij vdiq dhe unë shkova në varrimin e tij dhe e pashë edhe atë pak.

Ramë dakord që unë të menaxhoj shitjen e shtëpisë së babait të tij, pasi unë jam agjente për pasuri.

Ish i dashuri më vizitoi sërish muajin e kaluar pasi kishte një ofertë të mirë për shitjen e shtëpisë.

Ai më mori në darkë me një shampanjë për të festuar. Kjo më mori mendjen dhe më duket se edhe atij.

Ne e lamë restorantin dhe ai vuri duart rreth meje dhe më puthi.

Ne u kthyem në hotelin e tij, në dhomën e tij dhe ai ma hoqi fustanin dhe më shikoi. Filloi të qeshte dhe më tërhoqi tek vetja. Ne bëmë seksin më të mahnitshëm ndonjëherë. Dukej shumë e drejtë.

I kam treguar sërish atij se dua që ne të jemi bashkë, por me këtë distancë dhe partneren e tij në mes, a jam në gabim që po shpresoj?

Përgjigja e psikologes:

Kam frikë që po. Ai të ka treguar më shumë se njëherë se ka një partnere tjetër.

Dashuritë e para janë shpesh të veçanta, por rrallë mund të ringjallësh atë që ke humbur.

Ju jeni njerëz të ndryshëm tani. Ti je një mike për të por ai nuk do një lidhje me ty.

Shampanja uli pengesat tuaja - dhe shpërtheu ndjenjën e përbashkët por me gjasë do të jetë një fund i vdekur.

Bëje gjënë e duhur dhe pranoje se nuk mund të ndodhë asgjë më shumë me të dhe as nuk duhet.

Lëre veten që ta gjesh dikë të duhur për lidhje, për të cilin ti je duke kërkuar.

(Kosova Sot)