Roman dashurie: Sharmant apo romantik (13)

  • 17 July 2017 - 12:44
Roman dashurie: Sharmant apo romantik (13)

Dukej se po e vështronte botën dhe rrallëkush se mund ta nervozojë. Në fakt, dukej se kishte pak zemër për të mundur ta dashurojë dikë. Nuk e kishte idenë si kishte ardhur deri te një vlerësim i tillë, por kjo ishte ajo e para që kishe vlerësuar dhe kishte ardhur në përfundim për të. - A do të thotë ky takim se midis jush po ndodh diçka? Shoqja e saj po buzëqeshte me pikëllim. - Nga goja jote në vesh të Zotit! Por nuk e kam unë një fat të tillë. Është e vështirë ta kesh atë, ndoshta vetëm për në shtrat. Sheqerja e kishte harruar atë, derisa shoqja e saj e zemëruar kishte hyrë në veturë në fustanin saj të shkurtër, pasi që e kishin lënë të priste në rrugë më shumë se pesëmbëdhjetë minuta. KAPITULLI I TETË Në ndejë ishte çmenduri. Kishte plot tavolina të mbushura me njerëz, ndërsa edhe po vallëzohej nga të gjitha anët. Për çudi, që nuk kishte ndodhur më parë, por Sheqerja nuk ishte në disponim të mirë për të vallëzuar me shoqet e saj. Edhe pse të dyja shoqet e saj ishin mundur ta ngrehin nga karrigia, për të vallëzuar me to, nuk ia kishin arritur qëllimit. Ajo vetëm po qëndronte ulur, po vëzhgonte situatën, po këndonte dhe po pinte. Në gotën e saj ishte derdhur shumë verë e zezë. Në tavolinë iu ishin bashkangjitur edhe disa shoqe të tjera, e aty ishin edhe dy meshkuj të cilët Sheqerja as që i njihte. Njëri prej tyre ishte munduar t'i fliste gjatë gjithë kohës, por më në fund edhe ai, si shumë të tjerë, kur ju kishte thënë se nuk ishte e interesuar për bisedë. Po shikonte shoqet e saj më të mira dhe po mendonte. Nuk u kishte treguar për punën e re, jo pse nuk dëshironte, por se nuk kishte kohë për t'u treguar. Derisa ato po pinin, shoqja e saj kishte filluar tregimin për të dashurin e saj, i cili përsëri ishte zhdukur tash e tri ditë dhe e kishte fikur telefonin. Më në fund edhe shoqja e tyre me mbipeshë, kishte filluar të tregojë për një dietë të cilën e kishte lexuar në gazetë, dhe se do të mundohej ta aplikonte. Më pas, filluan të flisnin për meshkujt që ishin aty të pranishëm, se cili ishte më i bukur e cili ishte më simpatik. Më pas filluan që të gjitha të pinin, pa marrë parasysh se disa prej tyre kishin menduar të aplikojnë një dietë të shëndetshme. Shoqja e saj ishte shumë e bukur, por kishte një mangësi, ishte e ashpër dhe nuk e duronte askënd. Shkaku i sjelljes së saj rrallëherë edhe i afroheshin meshkujt. Sheqerja mendonte se sikur shoqja e saj të humbiste paksa peshë, me bukurinë që ka do të jetë shumë edhe më e bukur. Ajo, edhe pse kishte kilogramë shtesë, edhe pse barku i dukej sikur të ishte një gjoks i vogël, ajo në të vërtetë kishte sharm. Kishte sukses që me buzëqeshjen e saj të tërhiqte meshkujt. Edhe pse Sheqerja i donte që të dyja shoqet e saj, atë mbrëmje ajo nuk ishte në nivelin e saj. Ajo dëshironte të ishte vetëm. Kur atë mbrëmje kishte arritur në shtëpi, përsëri e dehur, po falënderonte fatin që javën e ardhshme nuk do të jetë këtu, në kryeqytet, dhe nuk do të ketë nevojë të dilte me shoqet e saj. /Vijon/

(Kosova Sot)