< Ngjarje e vërtetë: Si ma shkatërroi jetën martesa me kumarxhiun? (1) - Dashuri - Kosova Sot
Ngjarje e vėrtetė: Si ma shkatėrroi jetėn martesa me kumarxhiun? (1)

Ngjarje e vėrtetė: Si ma shkatėrroi jetėn martesa me kumarxhiun? (1)

Sa më të çmendur, aq më të mirë - kështu së paku kishte menduar vajza, e cila na kishte besuar dhe neve dhe kishte treguar si ishte dashuruar në njeriun e dhënë pas bixhozit, i cili e kishte përfshirë edhe atë në rrethin e dëshpëruar "punë - shtëpi - kazino". Derisa nuk kishte ardhur fëmija dhe kreditë. Gjithmonë kam ëndërruar martesë të madhe, vello të bardhë, mashkullin që e dashuroj pranë vetes, sikurse në përralla, por përralla ime u shndërrua në tmerr. U dashurova sikur çdo vajzë tjetër në pubertet. Atëherë vlente çmenduria rinore: "Sa më të çmendur, aq më mirë". Edhe unë atëbotë po mendoja ashtu dhe zgjodha. E vërejta në podiumin e një diskoteke. Ishte i veçantë, me këmishë të hapur, buzëqeshje dhe vallëzim, nga i cili edhe po të ishte i verbët, do ta dalloje. Nuk e di a më zgjodhi ai mua, apo unë që ta kem një të 'çmendur' pranë vetes. Iu afrova pa fije turpi, vallëzova me të, iu hodha dhe ndezi. Isha tepër e lumtur që i përzgjedhuri im u bë imi. Por, ishte tepër i lirë, secilën qindarkë e linte në bixhoz. Në fillim kjo nuk më pengonte, por me kalimin e kohës edhe fundjavën e kalonte pranë aparateve. E pritja me ditë, por nuk kthehej, pyetesha natën ku ishte, e thërrisja dhe dëgjoja zilen e celularit, e bindur se nuk po e dëgjon, se është duke ardhur në shtëpi, por e ndieja se kjo nuk ishte e vërtetë. Por, isha në shkollë dhe mendja se kjo ishte dashuri kalimthi. Tri vite më pas përfundova shkollën e mesme, fillova të punoj, por edhe më tutje jetoja me prindërit dhe me të njëjtin të dashur. Gjithçka ishte njëjtë si më parë, vetëm se tash edhe unë po luaja bixhoz. Gjithë paga ime, për dy apo tri natë po përfundonte në bixhoz. Secilin moment të lirë e kaloja duke lozur poker. Në vend se në kafene, disko apo restorante, netët i kalonim në kazino, ku dilnim herët në mëngjes nga aty. Atëherë fillova të dyshoja në zgjedhjen që kisha bërë, isha e vetëdijshme se nga martesa ime e madhe me atë njeri nuk kishte gjë, dhe se një jetë si kjo nuk do të ketë lumturi. Për t'u nxjerrë prej borxheve, i dashuri im merrte kredi, ndërsa mua më gënjente. Më dërgonte në kafene, luante poker dhe çdo moment vinte dhe kërkonte të holla. Zarfi i verdhë për mua ishte një gënjeshtër më shumë, një kredi më shumë. Por, edhe pse isha e vetëdijshme për këtë, u bëra më e fortë. Në një moment do të mendoja: "Çfarë më duhet ai, me të nuk ka jetë", e më pas do të thosha: "Si ia bëj pa të"? Sa më shumë kërkoja, ashtu edhe gjeja, unë dyshoja më shumë se ai më gënjente edhe më shumë. Po kalonin vitet, e i përzgjedhuri im nuk po ndryshonte. Në vete u binda se nuk jemi për njëritjetrin, se me të nuk ka të ardhme. Mora guximin dhe i thashë se ky është fundi, e atëherë më ishte vonuar cikli menstrual. Bëra katër teste për shtatzëni dhe që të katër ishin pozitiv. Marrë parasysh se që nga fëmijëria urreja abortin, vendosa se do ta mbaj fëmijën. I përzgjedhuri im u tmerrua, por ishte i lumtur. Sikurse u fut diç në të dhe e ndryshoi. Nuk dilte, nuk lozte bixhoz, kujdesej për mua, shkonte në punë. Të gjitha të këqijat mbeten pas nesh, ishim dy të dashuruar që prisnin foshnjën. Ata nëntë muaj ishin të bukur, nuk kujtoja të kaluarën, as mangësitë e tij. Kur lindi djali ynë, filluam të jetojmë bashkë, por lumturia nuk zgjati. Në muajt e parë njerëzit vinin, sillnin dhurata. Por, kur ata shkuan, mbetëm vetëm ne, filloi ferri. Qetësia e tij, mirësia nuk mund ta ndryshonin faktin se paga e tij nuk mjaftonte për jetën tonë. Nga dita në ditë mendoja se gjysma e pagës së tij shkonte në pagesa mujore të kredive. Dashuria humbi, mbeti vetëm respekti për njeriun, burrin tim, babanë e djalit tim. Sa herë hap sytë në mëngjes, e vëreja se po mungonte diçka, një artikull ushqimor. Sa herë që dëshiroja që djali ynë të ketë diç, kjo ishte e pamundur, nuk kishte të holla. Kur e shikoj, shoh njeriun që ka ndryshuar, por edhe njeriun që është fajtor për jetën tonë të mjerueshme. Sa herë mendoj të shkoj, paketoj rrobat, por unë jam qyqare. Aty ku nuk ka fillim të lumtur, nuk do të ketë as fund të lumtur. Fund

Nga nesër mund të lexoni tregimin Ngjarje e vërtetë: Ai ishte tradhtar i papërmirësueshëm (1)

 

(Kosova Sot)

14 orë e 44 minuta më parë
17/10/17