Roman dashurie: Sharmant apo romantik (42)

  • 22 August 2017 - 14:43
Roman dashurie: Sharmant apo romantik (42)

E Hyra me të cilën mban komunikim kohëve të fundit, atë të cilës i je vardisur në rrugë, por nuk ia ke dalë që të më ikje mua për ta parë?

 - Çfarë marrëzish janë këto? E dinte se ai nuk do ta pranonte, por në atë moment e shihte në mënyrë reale, pa “shikimin e dashurisë” i cili korrigjon çdo gjë. Para saj qëndronte një i ri, një Piter Pan, i papjekur, jo i gatshëm për dashuri, një sharmant i rrugës, i cili romantikën e merr nga muzika popullore, meqë e di se sharmi mund të bëjë punë te femrat sikur që ishte ajo. Ai vetëm kishte përvojë, asgjë më shumë.

- Kësaj here unë të them se nuk dua të të shoh më. Ai u mundua që ta ndalte, por nuk ia doli. Ajo hipi në veturë dhe u largua me shpejtësi. Rrugët ishin plot me njerëz, por ajo nuk i shihte. Vetëm i përsëriste fjalët:

- Kjo është dita të cilën e kisha paramenduar në gjunjë. Në vend të luleve, imagjinoja të ta jepja një unazë, në vend të vetmisë, të ta dhuroja tërë jetën time, e në vend të dashurisë deri në fund të jetës, të ta ofroja përjetësinë. Por, kjo nuk mu realizua. Secili nga këta trëndafila do të të thotë diçka rreth çdo ore që kam kaluar pa ty. Në ta do të gjesh pak lot të tharë, pak mallkim të emrit tënd dhe shumë pije me akull, të cilat i kam pirë me qëllim që të të fshija nga zemra. As këtë nuk munda ta arrija.

 KAPITULLI I TRIDHJETEGJASHTË

E solli numrin e Mirlindit. Telefoni cingëroi e cingëroi, por ai nuk lajmërohej. E qiti edhe një pije dhe e thirri përsëri. Ai as tani nuk u lajmërua. Me tmerr konstatoi se ai nuk donte të përgjigjej në thirrjen e saj. Ndoshta shikonte ekranin e celularit, i zhytur në mendime, i vendosur që të mos lejonte sërish ta lëndonte. Lotët i rridhnin nëpër faqe, por ata ishin lotët më të rëndë dhe më të njelmët të cilët mund t’i nxjerrë një femër që ka gabuar, ishin lot të pendimit. Telefoni cingëroi, por ishte vetëm një mesazh. Shpresonte që Mirlindi kishte mbledhur fuqinë që t’i shkruante diçka. Por, ai mesazh ishte nga Petriti. “Skena jote e sotme ishte gjëja më e marrë që ke bërë në jetë. Nëse dëshiron të bisedojmë, më thirr. E ato budallaqet nuk kanë rëndësi për mua dhe ti e di këtë”. Aq i mjerë i dukej ai njeri i cili e kishte shkruar këtë mesazh, sa që donte sikur të mos e kishte njoftuar kurrë. Pyetej pse femra ishte një krijesë aq e mallkuar, sa që vazhdimisht kërkon sigurinë, e lehtë heqë dorë nga ajo, për shkak të aventurës. Nuk kishte përgjigje në këtë pyetje. /vijon/

(Kosova Sot)