A e dini se sa herë duhet të bëni seks sipas moshës që keni?

  • 17 June 2018 - 11:13
A e dini se sa herë duhet të bëni seks sipas moshës që keni?

Shumë njerëz ankohen që nuk bëjnë seks mjaftueshëm në jetën e tyre në çift apo edhe që bëjnë shumë seks. Por nëse pyet dy persona dhe pastaj partnerët e tyre, përgjigjja do të jetë gati e njëjtë – 2 herë në javë. Për njërën palë, përgjigjja është pak e sikletshme, sepse në të vërtetë do të donte të bënte çdo ditë, ndërsa pjesa tjetër tregon presionin e vazhdueshëm të partnerit, aq sa do të donte ta rrallonte deri në një herë në muaj. E vërteta është që jemi KAQ të ndryshëm.

Sipas institutit “Kinsey”, në një studim të bërë së fundi, personat 18 deri 29-vjeçarë bëjnë seks mesatarisht deri në 112 herë në vit, 30 deri 39-vjeçarë arrijnë një mesatare prej 86 herë në vit dhe 40 deri 49-vjeçarë kapin një mesatare 69 herë në vit. 13 për qind e çifteve të martuara kanë marrëdhënie seksuale disa herë në vit, 45 për qind disa herë në muaj, 34 për qind dy deri në tri herë në javë dhe 7 për qind katër ose më shumë herë në javë.

Pothuajse gjysma e çifteve të martuara kanë marrëdhënie seksuale disa herë në muaj. Ju surprizon kjo? Duket se po. Kur i ktheheni kohës pas dhe kujtoni kur kishit jetë seksuale më të mirë… ia bëni pyetjen vetes: sa shpesh bënit seks atëherë?
Çfarë ndodh me ne? Të gjithë e dimë! Puna, fëmijët, lodhja, sëmundjet, ndryshimet hormonale – të gjithë këta faktorë kërcënojnë jetën tonë seksuale.
Megjithatë, specialistët e institutit testuan një grup të rriturish për aktivitetin seksual, duke u drejtuar tri pyetje bazë:

Sa seks ju bën të lumtur?
Sa seks ju bën të ndiheni të përmbushur dhe të kënaqur?
Cili është minimumi i seksit që keni nevojë, nëse e dini që nuk do të zgjasë përgjithmonë (raste kur partneri është sëmurë)
Përgjigjet ishin çuditërisht të pritshme, edhe pse studimi ishte fokusuar kryesisht te çiftet e martuara me fëmijë, kështu që është një rezultat paksa i njëanshëm. Dhe janë pyetur më shumë meshkuj se femra (kjo nuk ka nevojë për shpjegim). Dhe ja çfarë thanë:
Të lumtur nga aktiviteti seksual: 3 deri në 5 herë seks në javë
Të kënaqur: 1 herë në javë
Minimumi: 1 herë në muaj.

(Kosova Sot)