Si të ndaloni ta mendoni secilën imtësi në lidhjen tua

  • 19 June 2018 - 10:25
Si të ndaloni ta mendoni secilën imtësi në lidhjen tua
Adëshironi ta dini se të ndaloni të mendoni secilën imtësi në lidhjen tuaj? Lidhjet nuk janë gjithmonë të lehta. Nuk janë gjithmonë me puthje në shi dhe mëngjes pas omëletave? Edhe kur jeni me dikë i cili, nga standardet e secilit, nuk është gjë tjetër pos i mahnitshëm, ju mbetet ende të punoni në mënyrë që lidhja juaj të mbetet e freskët, argëtuese dhe eksituese. Pasi që, sikur që secili e di, faza e muajit të mjaltit përfundon. Duhet ta lini nga prapa dhe të futeni në një fazë të re dashurie. Atë fazën që bazohet më shumë në shoqërimin dhe rehatinë tuaj sesa në datat e secilës fundjavë dhe secilës natë me seks të nxehtë. Në vend se të mendoni për secilën punë të vogël, apo detaj, për shembull nëse jua ka dhënë atë puthje e mëngjesit, ndaloni dhe merrni vendim mos ta mendoni gjithmonë më të keqe. Pyeteni veten ku ju dërgon kjo? Askund. Në vend se ta vendosni fajin ndaj një problemit që nuk ekziston, kujtojani vetes se jeni krejt në rregull. Thuaja vetes këtë po qe nevoja edhe 3.000 herë. Gjeni një mantra që funksionon për juve dhe për personalitetin tuaj dhe kujtojani vetes se gjithçka që bëni dhe ndiheni, nuk do të shkoni në një vend të errët. Dhe, nëse e gjeni veten shumë vonë nëpër "Google' dhe rrjetet shoqërore, ngrihuni fizikisht dhe largohuni nga kompjuteri juaj. Shkyçeni telefonin nëse është nevoja. Madje t'i lini të pushojnë për një ditë të tërë. Apo së paku për disa orë, nëse nuk mund të duroni aq gjatë. Në fund, nëse po mendoni më të keqen, duke krijuar probleme nga asgjë, nëse keni hequr dorë nga pajisjet tuaja... por ende keni telashe, më së miri do të ishte të jeni të ndershëm me partnerin tuaj. Nëse hapeni karshi partnerit tuaj për telashet, do të jetë më e lehtë për t'u kuptuar.

(Kosova Sot)