JA SI TA KTHENI BESIMIN TË CILIT IA KENI THYER ZEMRËN

  • 19 June 2018 - 10:28
JA SI TA KTHENI BESIMIN TË CILIT IA KENI THYER ZEMRËN

S iç e dini, njerëzit nuk janë të përsosur. 23 për qind e meshkujve dhe 19 për qind e femrave e kanë pranuar se kanë tradhtuar partnerët e tyre. Ne ju tregojmë si ta ktheni besimin te partneri, të cilit ia keni thyer zemrën. MOS

TENTONI TA ZVOGËLONI DHIMBJEN Personi që ka përjetuar tradhtinë, duhet ta di si ka ndodhur kjo. Kur ndershëm provoni të përgjigjeni në të gjitha pyetjet, ndoshta pa vetëdije do të fshihni disa detaje. Ndoshta do të jepni disa përgjigje të pandershme dhe nuk ndjeni se gënjeni. Por, partneri e ndjen nëse provoni të fshihni diçka. Por, shmangia e bisedës nuk është ide e mirë. Duhet ta ndjeni dhimbjen në të kundërtën plagët nuk shërohen.
 

MST/ Thoni të vërtetën e plotë Besimi në lidhje është shumë e brishtë. Nëse njëherë jeni kapur në gënjeshtër, më së miri është që partnerit t'ia thoni krejt të vërtetën. Besimin do ta ktheni nëse lidhjen e bëni krejt transparente. Kjo vlen edhe për detajet më të vogla. Nëse shkoni me një mik në klub për një pije, ia thoni partnerit. Mos zgjidhni lokacione më pak 'të rrezikshme' për t'ia thënë partnerit.

MOS SULMONI Personit që duhet t'ia ktheni besimin nuk do ta ketë të lehtë. Dëgjimi i reaksioneve negative drejtuar kah ata do të bëhet realiteti i tyre në fillim të rrugës. Të dy partnerët duhet ta tejkalojnë këtë. Mos sulmoni. Kur t'i thoni partnerit 'A s ti nuk je më i/e mirë", po provoni ta arsyetoni veten. Por, mllefi i anës tjetër është i arsyeshëm. Mos flisni gjëra të tilla nëse dëshironi ta ruani lidhjen.


MOS LUANI ROLIN E TË AKUZUARIT AS AKUZUESIT Kur është koha më e vështirë (pranimi i tradhtisë) të ketë përfunduar, vjen pjesa më e vështirë. Nëse keni vendosur që të qëndroni bashkë, mos luani rolin e të akuzuarit as të akuzuesit. Kjo sjellje nuk ndërton asgjë por ka rezultat të kundërt. 'Akuzuesi" gjithmonë do të tentojë ta tregojë mllefin e vet, mendon detyra të reja dhe pyetje që kanë shkatërruar besimin. "I akuzuari" do të mundohet që t'ia falni dhe do të zemërohet gjith- monë sa herë që kjo nuk do të ketë sukses.

MOS PËRFSHINI NJERËZ TË TJERË Që të dy keni marrë vendimin që të mbeteni bashkë pas tradhtisë, kështu që të dy jeni përgjegjës. Prandaj, për këtë shkas nuk duhet të përfshini njerëz tjerë në këtë proces: miqtë, kushërinjtë apo fëmijët. E njëjta vlen për të dy partnerët. Biseda rreth asaj se çfarë ka ndodhur duhet të bëhet pa përfshirë palën e tretë. Dikush që mundet të jetë i pranishëm është terapeuti familjar.


PARTNERIT LEJONI MË SHUMË QASJE Lejoni partnerit qasje në veprat personale të jetës tuaj: rrjetet shoqërore, porositë, thirrjet. Nëse keni vendosur të jeni të sinqertë, nuk keni çfarë të fshihni. Ky hap do ta qetësojë partnerin dhe do ta shtyjë t'ju besojë.

BËNI GJESTE SIMBOLIKE Kjo mund të jetë diçka që të dy ju bën të lumtur. Mund të shkoni në kinema natën, të shëtisni apo t'i ushqeni pëllumbat. Derisa bëni gjëra të ndryshme, mos e akuzoni njëri tjetrin rreth asaj se çfarë ka ndodhur. Për të tjerët, që pëlqejnë aventura më ekstreme: shkoni në pushime apo bartuni në një tjetër qytet.

MOS PRISNI FALJE TË MENJËHERSHME Mos prisni që menjëherë t'jua falë tradhtinë dhe mos i bëni presion partnerit. Më së miri të kujdeseni për nevojat dhe ndjenjat e partnerit. Dhimbja nëpër të cilën ai/ajo kalon nuk kalon menjëherë. Kjo është normale. Kur partnerët vendojnë ta ruajnë lidhjen pas tradhtisë, duhet të janë të gatshëm në faktin se do të janë më ndryshe se sa më parë dhe se e kanë më të vështirë të jenë bashkë se sa në fillim. 


(Kosova Sot)