Ja cila është diferenca ideale në moshë e çifteve

  • 23 June 2018 - 17:45
Ja cila është diferenca ideale në moshë e çifteve

Ndoshta dashuria njeh dhe moshë?! Nëse do të donim të shpjegonim kriterin ‘moshë’, mund të vinim re pa vështirësi se shoqëria pranon me lehtësi që në një çift partneri të jetë më i madh se partnerja. Por, sa i madh?

Edhe pse mosha nuk është aspak problem kur dy njerëz e duan njëri-tjetrin, sërish ka raste kur kjo e fundit ndikon që dy partnerët ose të shkojnë mirë ose të kenë probleme. Diskutohet gjithnjë mbi diferencën ideale që duhet të kenë dy partnerë, në mënyrë që të jetojnë lumtur, por asnjëherë nuk ka një përgjigje konkrete për këtë fakt.

Kjo është arsyeja se pse pedagogët e universitetit të Emory-t kanë marrë iniciativën që të intervistojnë rreth 3000 çifte për të kuptuar se cila është diferenca më e mirë e moshës që mund të kenë.

Sipas rezultateve, diferenca perfekte e moshës për dy partnerët është vetëm një vit diferencë, ndërkohë që kjo ulet ndjeshëm te çiftet që kanë më shumë se 7 vite diferencë.

Gjithashtu, të njëjtët ekspertë kanë thënë se nëse një çift kalon dy vite bashkë mundësia për t’u ndarë është rreth 20%, çka i bën këto dy vite shumë kritike për marrëdhënien e dashurisë. Dashuria nuk njeh vite apo gjini. Gjëja më e rëndësishme është të shikojmë karakterin dhe jo kartën e identitetit të tjetrit. Në fund të fundit në qoftë se na bëjnë të ndihemi mirë, ç’rëndësi kanë vitet që na ndajnë.

Lidhja është një zgjedhje e ndërgjegjshme që bazohet në eros, dashuri, tërheqje dhe ndjenjë, dhe nuk mund të eliminohet nga asnjë diferencë moshe apo hollësira të tjera “teknike”.


(Kosova Sot)