Përqafohuni
Përqafimet ndonjëherë mund të shprehin më shumë sesa fjalët e bukura dhe të ngrohta të njerëzve. Ato të mbushin shpirtin dhe veçanërisht kur jepen me dashuri e në momentet e duhura bëjnë që të ndiheni në qiellin e shtatë.
Më poshtë, gjeni disa nga arsyet pse duhet të jepni e të merrni sa më shumë përqafime.
Stimulon oksitocinen (një neurotransmetues përgjegjës për gjendjet emocionale), redukton stresin, ankthin, etj.
Kultivon durimin – Përqafimi tregon vlerësim, është një nga mënyrat më të mira për të treguar edhe mirënjohje ndaj të tjerëve.
Parandalon disa sëmundje - Afeksioni ka një ndikim direkt ndaj uljes së stresit, i cili është përgjegjës për shumë sëmundje. Një studim në Universitetin e Miamit ka treguar se tek shumë fëmijë të prekur nga diabeti, është ulur niveli i glukozës dhe tek shumë pacientë me kancer është rritur imuniteti.
Rrit vetëvlerësimin - Sidomos tek fëmijët rrit në mënyrë të ndjeshme sigurinë dhe vlerësimin për veten.
Stimulon dopaminën - Niveli i ulët i dopaminës bëhet shkak për sëmundjen e parkinsonit por edhe të depresionit. Dopamina është e rëndësishme për të na dhënë një ndjesi të mirëqenies dhe motivimit.
Stimulon serotoninën - Përqafimi çliron endorfina dhe serotonina në enët e gjakut të cilat na japin ndjesi kënaqësie dhe largojnë frikën, ankthin, trishtimin dhe mërzinë, të cilat prekin zemrën. Këto ndihmojnë edhe në zgjatjen e jetës.
Balancon sistemin nervor - Jepini një përqafim të ngrohtë çdo ditë njerëzve që doni.