Roman dashurie:Si u dashurova në ty (52)

  • 08 November 2018 - 16:18
Roman dashurie:Si u dashurova në ty (52)

E lëshova gotën poshtë dhe u nisa nëpër turmë kah ata. Nell është duke më shikuar, duke ma bërë me kokë. Unë i injoroj vërejtjet e saj. I dashuri i saj drejtohet pasi që më sheh duke u afruar, duke iu vizatuar një buzëqeshje në fytyrë. Ai e shtrëngon grushtin dhe qëndron prapa Nellit. "Colt!", më vjen zëri i Kelly-t nga e majta, nga prapa barit. "Nuk lejoj që të ndodhë një gjë e tillë. Jo në lokalin tim". Kthehem kah Kelly, e cila m'i kishte ngulur sytë. Kelly di diçka për mua, di për disa nga njerëzit me të cilët kam kaluar kohën. Ajo e di se çka mund të bëj unë, prandaj nuk dëshiron që ta shohë atë në lokalin e saj. Unë nuk e fajësoj atë. Ajo përkulet dhe nën tavolinën e barit nxjerr një shkop si të policëve. Ajo ia drejton atë të dashurit të Nellit, Ogre dhe shoqërisë së tij. "Dilni jashtë. Të gjithë ju. Tani". Ajo po ashtu nxjerr një celular nga çanta dhe sjell një numër, duke ua treguar edhe atyre. "Do t'ju zhdëp në dru të gjithëve, e më pas do ta thërras policinë, e cila do t'ju arrestojë, meqë unë kam një lloj të marrëveshjes së tillë me ta. Prandaj, dilni, zhdukuni sa më parë". Me Kelly-n nuk ka hajgare. Ajo di me çfarë njerëzish kam qëndruar në të kaluarën, meqë edhe ajo shoqërohej me njerëz të tillë. Ajo me të vërtetë mendon atë që thotë, sa herë që kërcënon. Nell më shikon për herë të fundit, më pas niset që të dalë, duke paguar faturën në arkë. Miqtë e saj të parëndësishëm dhe i dashuri i saj zuzar i shkojnë prapa. Por, ky i fundit ndalet para se të dalë, duke më shikuar me rreptësi, gjë që e bëj edhe unë. Më pas ai largohet. Unë kthehem në skenë dhe filloj të luaj në kitarë. Kelly më afrohet nga prapa, duke më thënë: "Çka dreqin ndodhi atje, Colt?" Unë i rrudh supet. "Dikë të cilën unë e njoh". "Ti ishe i gatshëm që të rriheshe". "Ai ishte duke e lënduar atë". "Po, por ajo e lejonte një gjë të tillë". "Kjo nuk d.m.th. se një gjë e tillë është e drejtë", i them unë, paksa i nervozuar. Kelly më mat me kujdes me shikim. "Jo, nuk e bën. Por, nëse ajo e lejon një gjë të tillë, atëherë ai është problem i saj. Nuk kam nevojë për telashe në bar. As ti nuk ke nevojë për telashe. Kaq"! Dora e Kelly-t ma prekë supin. Ky ishte njëri ndër kontaktet tona të rralla. Pasi që ishim ndarë, marrëveshja jonë ishte që të mos prekeshim. "Colt… je duke bërë punë të mirë. Mos e rreziko këtë. OK?" "E, si do ta bëja këtë?" Kelly sikur më thotë me shikimin e saj se jam një budalla, por me gojë më thotë diçka tjetër. "Kurrë nuk të kam parë aq të zemëruar, Colt. Ti nuk zemërohesh kurrë. Gjë që d.m.th. se ajo femër ka rëndësi për ty". "Gjërat janë të komplikuara", i them, duke mos e shikuar në sy. "Ato gjithmonë janë të tilla, të komplikuara. Ajo që dua të them është se... punët janë duke të shkuar mirë. duhet çdo gjë ta lësh në të kaluarën", thotë ajo. "Nuk ia vlen të bësh trazira për një vajzë". "Ajo nuk është vetëm një vajzë dosido". Dreq, nuk desha ta thosha këtë. Kelly më shikon edhe një herë, duke i picërruar sytë. "Unë nuk e thashë një gjë të tillë". Asaj ishte duke iu kthyer theksi i rrugëve, të cilin ajo mundohej fort që ta fshihte. Ofshaj dhe përfundimisht e shikoj drejt në sy. "Me gjasë nuk më ke thirrur vetëm për këtë." (vijon)

 

(Kosova Sot)