Kur Serbia donte ta zhdukte Shqipërinë - Dossier - Kosova Sot
Kur Serbia donte ta zhdukte Shqipėrinė

Kur Serbia donte ta zhdukte Shqipėrinė

Gjashtë muaj që ndryshuan botën.

Kështu titullohet libri i shkrimtares Margaret Makmillan, e cila përshkruan në të dramën e kombeve të botës në Paris më 1919-tën.

Në këtë libër tregohet me hollësi se ç'përvuajtje kalonin kombet dhe sesi Parisi u shndërrua për 6 muaj në kryeqendrën eEvropes, ku sytë e të gjithëve bëheshin gjyqet me hartat e Evropës dhe të Ballkanit.

Secili delegacion i çdo shteti pretendonte për veten e tij sa më tepër territor dhe ndaj Parisi ishte shndërruar në një qendër ku grabitej dhe plaçkitej çdo terren i mundshëm.

Në gjyqin për Ballkanin, Shqipëria u vu në qendër për tu copëtuar nga Greqia dhe nga ish-Jugosllavia, shkruan LSHN.

Aleatët e fuqishëm që kishte Serbia e vjetër dhe fakti se ajo doli e fituar nga lufta, bën që shteti i ri i saj të quhej Jugosllavi dhe në të kishte popuj të ndryshëm, që thuajse asgjë nuk e kishin të përbashkët dhe qe koha e deshmoi se konfiguracioni i tille politik dhe shteteror nuk mund te ekzistonte.

Në pretendimet e serbëve në delegacion, përfshihej edhe Shqipëria.

Po ashtu, edhe Greqia njëjtë donte të "gllabëronte" Turqinë evropiane së bashku me jugun e Shqipërisë.

Në Paris u bë një gjyq publik i kombeve dhe po në të u pa se shtetet që kishin miqësi të mëdha në kancelaritë evropiane arritën ti pushtojnë shtetet më të vogla

12 orë e 52 minuta më parë