“Poshtë qeveria e morrave”/ Traktet e demonstratës së parë të heshtur në Shkodër 14 janar 1990

  • 15 January 2017 - 17:41
“Poshtë qeveria e morrave”/ Traktet e demonstratës së parë të heshtur në Shkodër 14 janar 1990

Historiani Kastriot Dervishi ka publikuar disa trakte të hedhura në 14 janar 1990 në Shkodër në të parën “demonstratë të heshtur”.  

“Më 11 janar (me rastin e “përvjetorit” të republikës komuniste) dhe më pas më 14 janar 1990, në Shkodër u organizuar demonstrata e parë e heshtur në Shqipëri, pas shumë e shumë viteve dimri të egër komunist. Kjo demonstratë e drejtuar kundër "qeverisë së morrave" ishte sinjali i parë që Shkodra antikomuniste do ishte në krye të lëvizjes për rrëzimin e regjimit komunist. Siç edhe dihet terrori i qeverisë së morrave ndaj Shkodrës menjëherë pas mbarimit të luftës, ka qenë ndër gjenocidet më të pashembullta në Europë, një gjenocid i pushtetit të injorantëve mbi kulturën më të kompletuar shqiptare të asaj kohe.

Nuk kishte gjë më të shëmtuar sesa të vendosje në Shkodër bustin e një krimineli si Stalini. Për këtë arsye, drejtimi i qytetarëve shkodranë ndaj këtij simboli nuk ishte i rastësishëm. Në ditët e demonstrimeve të heshtura që detyruan qeverinë e morrave ta heqin simbolin e tyre të krimit, Stalinin bronz, u hodhën shumë trakte në Shkodër. Në përkujtim të të gjithë antikomunistëve të Shkodrës, idealit të tyre antikomunist që nuk vdiq kurrë, por postoj katër nga traktet që u hodhën ato ditë në qytet. Kam dëshirë të shkruaj përmbajtjen e disave prej tyre: “Poshtë Enver Hoxha”, “Poshtë qeveria e morrave”, “Poshtë Ramiz Alia”, “Poshtë Stalini” – shkruan Dervishi.


(Kosova Sot)