Pas 70 vitesh bashkë, Albania dhe Angiolo vdesin në të njëjtën ditë…! (Historia) - Dossier - Kosova Sot
Pas 70 vitesh bashkė, Albania dhe Angiolo vdesin nė tė njėjtėn ditė…! (Historia)

Pas 70 vitesh bashkė, Albania dhe Angiolo vdesin nė tė njėjtėn ditė…! (Historia)

As vdekja nuk i arriti t’i ndajë. Albania dhe Angiolo, të cilët u martuan në vitin 1949 nuk u ndanë asnjëherë për pothuajse 7 dekada, kanë ndërruar jetë brenda disa orësh nga njëri tjetri, Albania në shtëpi ndërsa Angiolo në spital, shkruan e përditshmja italiane ‘Corriere della Sera’.

92-vjeçarja Albania Valori dhe 94 vjeçari Angiolo Cei, pas 70 vitesh bashkë, ndërruan jetë në të njëjtën ditë. Një histori dashurie 70 vjeçare për çiftin nga San Miniato, e cila filloi në vitin 1949.

Albania dhe Angiolo u martuan në 1949 dhe që atëhere nuk u ndanë më: tre fëmijë, shumë nipër dhe mbesa, jetuan në San Miniato gjithë jetën e tyre. Albania ndërroi jetë në shtëpi ndërsa i shoqi, Angiolo, i shtruar në spital, ndërroi jetë disa orë pas saj. Çifti do të përcillet për në banesën e fundit në të njëjtën ditë.

(Kosova Sot)

7 orë e 47 minuta më parë
19/02/18