Plani i parë urbanistik i Tiranës, kur Enveri e miratoi. Ja si ishte kryeqyteti

  • 24 March 2018 - 11:34
Plani i parë urbanistik i Tiranës, kur Enveri e miratoi. Ja si ishte kryeqyteti

Tirana ka ndryshuar shume nder vite, por per te gjitha ata qe kane kureshtje, plani i pare urbanistik i Tiranes se pas luftes (1948-1952) u hartua nga Gani Strazimiri, nen supervisionin e Spiro Kolekes, dhe synonte riorganizimin e qytetit permes lagjeve te reja te ‘punetorise’ .

Keshtu shkruan sot ne nje postim interesant ne faqen e tij Besnik Aliaj, duke publikuar te dhena dhe foto nga Tirana dhe plani i asaj kohe.

TIRANA: MEMORIA E HUMBUR E QYTETIT …
Plani i pare urbanistik i Tiranes se pas luftes (1948-1952) u hartua nga Gani Strazimiri, nen supervisionin e Spiro Kolekes, dhe synonte riorganizimin e qytetit permes lagjeve te reja te ‘punetorise’ … e sidomos riorganizimin e qendres se Tiranes duke spastruar trashegimine ‘otomane’, ‘monarkiste’ dhe ‘fashiste’, permes nje sistemi te ri rrugor dhe ansambleve të reja te banimit sipas stilit sovietik. … E gjitha inspirohej sipas parimeve te sistemit socialist te ekonomise se centralizuar! …

Ne kete plan propozohej nder te tjera ruajtja e bulevardit dhe unazave, … por sugjerohej shembja e pazarit te Tiranes, e bankes kombetare, e ndertesave te teatrit kombetar, etj. … Nderkohe propozohej aty ku sot eshte Pallati Kultures (ish pazari vjeter) nje ndertese qe quhej ‘pallati qeveritar’ (shiko foton 3). … Perballe tij propozohej Teatri Kombetar (tek vendi i ish monumentit te Enverit). … Dhe aty ku sot eshte monumenti Skenderbeut, propozohej nje hark triumfi dhe monumenti i Stalinit … si dhe nje shesh per parada, manifestime e domostrime (sot sheshi Skenderbej) … Plani dominohej nga parimi ideologjik: ‘erase’ (spastrim-shembje e trashegimise per arsye politike dhe si mohim i paraardhesve dhe kundershtareve) …  (burimi: AQSH, Elidor Mehilli dhe pejzazhe.com)

Kur Enveri shihte planin 

Enver Hoxha miraton para Byrose Politike projektin qendres se Tiranes, duke propozuar permiresime te metejshme të projektit te paraqitur nga ekspertet.

Image
Image
Image