Torturat në Komunizëm/ “ Avokati I vunë hekur të skuqur në zjarr në kurriz, Teme Sejkos i dërrmuan kafkën

  • 20 April 2018 - 09:40
Torturat në Komunizëm/ “ Avokati I vunë hekur të skuqur në zjarr në kurriz, Teme Sejkos i dërrmuan kafkën

Ish   i burgosuri politik, Sami Rrepishti është rikthyer sot përmes një analize në Panorama për kampin e Tepelenës dhe internimet e torturat në komunizëm.

Ai tregon torturat që urdhër regjimi komunist ndaj një avokati në Shkodër si dhe Teme Sejkos, të cilin e cuan në një shtëpi afër Shijakut për ta torturuar me shpresën se do tu jepte informacione të vlefshme dhe përfunduan duke I dërrmuar kafkën.

PJESE NGA RREFIMI I REPISHIT

Pak ditë më parë, unë tregova në këtë fletore dy raste ekstreme torturash cnjerëzore. Qëllimi? Me ndihmue “mendjet e mbylluna” të rikonsiderojnë pozicionet e tynë. Sot do shtoj dy raste tjera, të njohuna ma shume: 1) Në muejin tetor 1946, oficerët e Sigurimit, colonel Vaskë Koleci dhe majori Zoi Themeli, torturuan avokatin shkodran, të ndjerin Myzafer Pipa, me hekur të skuqun në zjarr, të vendosun në shtyllën kurrizore. Zyrtarisht, “ai u vra sepse tentoi arratisjen”. Në vitin 1949, I pyetun nga gjykatësi , colonel Koleci tha se ka marrë udhëzime nga Koci Xoxe. I pyetun “trockisti”, Koci Xoxe deklarioi se ka pase “udhezime nga komandanti”…

2) Mbas dënimit  me vdekje t ëish-admiralit Teme Sejko, (1961) u dhanë udhëzime të torturohet përsëri me qëllim të nxirrnin të reja nga ai. Tre oficerë, kryekriminali Nevzat Haznedari, nji nga torturuesir ma të frikshëm në Shqiperi, tregon se e morën viktimën (ishin tre shokë), e shpunë në nji shtëpi afër Shijakut, porositën disa shkopnj të fortë dhe e vranë fare. Për të qenë të sigurtë se ka vdekë, shkruente ai në shtypin shqiptar të mbas 1991-it, ‘morëm nji kazëm dhe dërmuem kafkën e tij’. Përsëri unë tregoj këto shembuj me ndihmue “mendjet e mbylluna” me ardhë në kontakt me realitetin”

(Kosova Sot)

PJESE NGA RREFIMI I REPISHIT

Pak ditë më parë, unë tregova në këtë fletore dy raste ekstreme torturash çnjerëzore. Qëllimi? Me ndihmue “mendjet e mbylluna” të rikonsiderojnë pozicionet e tyne. Sot do shtoj dy raste tjera, të njohuna ma shume: 1) Në muejin tetor 1946, oficerët e Sigurimit, colonel Vaskë Koleci dhe majori Zoi Themeli, torturuan avokatin shkodran, të ndjerin Myzafer Pipa, me hekur të skuqun në zjarr, të vendosun në shtyllën kurrizore. Zyrtarisht, “ai u vra sepse tentoi arratisjen”. Në vitin 1949, I pyetun nga gjykatësi , colonel Koleci tha se ka marrë udhëzime nga Koçi Xoxe. I pyetun “trockisti”, Koci Xoxe deklarioi se ka pase “udhezime nga komandanti”…