Editoriali: Tërheqja e ish-kryeministrit - Editoriali - Kosova Sot
Editoriali: Tėrheqja e ish-kryeministrit

Editoriali: Tėrheqja e ish-kryeministrit

Zhvillimi më interesant i fundjavës që lamë pas ishte sigurisht tërheqja e liderit të LDK-së nga kandidimi për pozitën e kryeministrit. Edhe pse kjo parti e ka vlerësuar si shumë të suksesshëm qeverisjen e tij në partneritetin me PDK-në, nuk kanë munguar duartrokitjet kur Isa Mustafa konfirmoi se nuk do të jetë kandidat për këtë pozicion. Logjikisht, një kryeministër i suksesshëm nuk do të kishte kurrfarë arsyeje të tërhiqej, por nëse ka treguar se di të udhëheqë e ta çojë vendin drejt zhvillimit, është krejtë- sisht formale një rikandidim. Por, vetë LDK-ja e di se me liderin e saj oportunist si kandidat për kryeministër gjasat për të fituar janë minimale, për shumë arsye. LDK-ja ishte përbetuar me mish e me shpirt se do ta rrëzojë PDK-në nga pushteti për ta shkapur shtetin. Në fakt, jo vetëm që nuk e rrëzoi si partia më e madhe në opozitë para tre vjetësh, por iu bashkua kapjes së institucioneve shtetërore. Nën lidershipin kryeministror të Mustafës krimi i organizuar dhe korrupsioni nuk u luftuan, tenderomania vazhdoi njësoj, nepotizmi dhe abuzimi me pozitat publike u thelluan, monopolet nuk u hoqën, ekonomia nuk u zhvillua. Ajo që e propagandonte Qeveria si rritjen më të madhe në rajon është thjesht mbijetesë ekonomike dhe asgjë më shumë. LDK-ja, ndonëse një parti që nuk po arrin të marrë veten që prej vdekjes së liderit të saj historik, Ibrahim Rugovës, e kuptoi që me një politikan si Isa Mustafa më tutje nuk mund të shkojë. Ky thjesht është pazar pushteti, ku dalëngadalë mund të gravitojë partia e përlyer tashmë - Lëvizja 'Vetëvendosje'. Për të siguruar numrat e nevojshëm që të dalin në vendin e parë, LDK-ja dhe VVja, edhe pse e kanë sharë njëra-tjetrën, janë të gatshme të harrojnë armiqësitë dhe kundërshtitë, gazin lotsjellës, demarkacionin e asociacionin, për të bërë eventualisht një koalicion të panatyrshëm. LDK-ja e djathtë dhe VV-ja e majtë e ekstremiste shpesh në veprimet e saj është një ofertë e rrezikshme për votuesin, por në të cilën kryeministri i shkarkuar llogarit që duke dalë i pari bëhet kryeparlamentar. 

(Kosova Sot)

4 orë e 18 minuta më parë