Guaska që zgjidhni reflekton karakterin tuaj

  • 21 February 2017 - 08:39
Guaska që zgjidhni reflekton karakterin tuaj

Shikoni këto tri guaska. Cila prej tyre ju ka tërhequr. Bëni zgjedhjen përmes ngjyrës më të dashur dhe zgjidheni atë që është më interesante. Pason shpjegimi për zgjedhjen tuaj,transmeton gazeta Kosova Sot.
 

GUASKA E PARË Shpina e kësaj guaske është shumë ndryshe në krahasim me atë që është brenda. Nga jashtë është e vrazhdë, me thumba që dalin prej saj për të mbrojtur krijesën që dikur ishte në këtë guaskë. Dikur nga jashtë ishte e bardhë, por tani kryesisht është ezmere - e hirtë, shkaku i shtresave të krijuara në det. Është vështirë të dallohet nga jashtë, por brendësia e kësaj guaske është e butë, ezmere, e ndritshme me brendësinë ngjyrë kajsi. Përzgjedhja e kësaj guaske është shenjë se keni pasur një stuhi me jetën tuaj dhe se tani jeni shumë më i fortë shkaku i këtyre përvojave. Jeni të ndjeshëm dhe mbrojtja për juve ishte e nevojshme dikur, por edhe tani. Është vështirë të jeni të rrethuar nga njerëz negativë dhe duhet ta kufizoni kohën që e kaloni me ta. Natyrisht, do të thoshit se është e vështirë të izoloheni nga të gjithë ata që janë negativ - mund të jetë anëtar i familjes tuaj, dikush në punë ose edhe klienti juaj. Kaloni kohë me veten tuaj për ndërtimin e energjisë pozitive.

GUASKA E DYTË

Kjo guaskë është më e butë nga jashtë se nga brenda. Fotografia tregon brazdat që shpërndahen nga poshtë-lart, sikurse rrezet e diellit. Sikurse kjo guaskë, rrezet tuaja tregojnë me të madhe ata që vijnë në kontakt me ju. Duhet të jeni të kujdesshëm të mos shpenzoheni. Mësoni që kohë pas kohe të thoni "JO". Jini të vetëdijshëm për nevojat tuaja dhe vendosni një kufi. Duhet ta dini se marrja është po aq e rëndësishme sa kur jepni - ekuilibri është i nevojshëm. Ju pëlqeni të jeni të përsosur në botën tuaj, të thjeshtë dhe të ekuilibruar. Mësoni t'ju lëshoheni gjërave në jetë, ashtu siç vijnë. Dijeni se jeni mjaftueshëm të mirë, pa marrë parasysh nëse besoni në këtë apo jo. 

GUASKA E TRETË

Kjo guaskë është e butë në gjithë sipërfaqen e saj me pika të bukura nga ashtë. Nga brenda ka një strukturë që ngjason në dhëmbët që e ngadalësojnë e cila thuajse paralajmëron - "larg shtëpisë sime". Nëse e keni zgjedhur këtë guaskë, kjo tregon se ka ardhur koha të lëshoni diçka nga e cila nuk keni dobi. Mendoni se ujku qimen e ndërron e zanatin nuk e harron, e ndoshta nuk është kështu. Mund të ndryshoni nëse përkushtoheni në këtë drejtim. Kjo është zgjedhja që vetëm ju mund ta bëni, askush tjetër nuk mund të ndryshojë për ju. Merreni jetën në dorën tuaj dhe krijoni jetën si ta dëshironi. Mund të hiqni dorë nga disa besime në përvojat që i kishit që nga fëmijëria. Ndoshta duhet të liroheni nga lëndimet që i keni përjetuar në të kaluarën, për të vazhduar tutje. Lejoni zemrës tuaj t'i thotë fjalët e duhura, kështu që ato mund të vijnë deri te dashuria.  

(Kosova Sot)