Nëse tri kristale ju sjellin porosinë, cili ju tërheq i pari?

  • 28 February 2017 - 15:42
Nëse tri kristale ju sjellin porosinë, cili ju tërheq i pari?

Vështroni këto kristale në foto, cili ju tërheq më shumë? Zgjidheni atë që ju tërheq, jo në bazë të ngjyrës. Në vazhdim shfaqim përgjigjen e kristalit që keni zgjedhur.

"HOWLIT" I KALTËR

Nëse keni zgjedhur kristalin numër një, duhet të punoni më shumë me shkathtësitë tuaja komunikuese. A keni nevojë të flisni për atë që keni në mendje? A keni qenë të drejtë me ndjenjat tuaja, apo ndaj dikujt tjetër? A i dëgjoni me kujdes të tjerët? Ky gur prezanton çakrën e fytit, e cila po ashtu përfshin dhe veshët, kështu që lidhet me komunikimin e të gjitha formave. Nëse keni probleme fizike në fyt, inflamacione për shembull, është koha t'i kushtoni vëmendje për diçka që nuk ua thoni të tjerëve. Shmangni debatet me të tjerët. Është koha të merreni me problemet emocionale prapa problemeve të fytit. Nëse keni probleme me veshtë, ndoshta keni vendosur të mos i dëgjoni të tjerët përreth vetes. Kristali "Howlit" është i ngjyrosur me të kaltër që do të thotë se nuk jeni besnik ndaj vetes. Po mbani maskë - duke mos ju lejuar të tjerëve fytyrën tuaj të vërtetë. Është koha që botës t'ia tregoni fytyrën tuaj të bukur, atë të vërtetën, transmeton gazeta Kosova Sot.

"AVENTURIN" I GJELBËR

Nëse keni zgjedhur kristalin numër dy, keni nevojë për shërim, ekuilibër, harmoni, paqe dhe dashuri. Ngjyra e gjelbër prezanton çakrën e zemrës që është kyçe për çakrat e ulëta dhe të larta. Pra, kjo çakër paraqet gjithçka që ka lidhje me zemër, ekuilibër, dhe dashuri. Mos vallë nuk ndjeni qetësinë kur jeni në natyrë? Kur shëtisim në natyrë, në mënyrë automatike ekuilibrojmë këtë çakër me ndihmën e gjetheve të gjelbra. Përzgjedhja e këtij kristalit paraqet nevojën për t'u shëruar ose për t'u kthyer në qendër. Kur ta keni mbyllur këtë çakër, keni mbyllur derën e dashurisë dhe lidhjes me njerëzit. Ndoshta keni telashe me bërjen e miqve. Kjo çakër prezanton dashurinë ndaj vetes dhe t'ia lejoni vetes vlerën dhe të gjitha të mirat që jeta ua ofron. Ndoshta e keni vërejtur se muret e spitaleve shpesh janë të ngjyrosura me të gjelbër. Kjo pasi që ngjyra e gjelbër është shëruese dhe prezanton rritjen. Problemet me zemër dhe mushkëri, janë shenjë se kjo çakër kërkon kujdes të veçantë.

KRISTALI "AGRUME"

Përzgjedhja e kristalit numër tre tregon në problemet rreth çakrës të pleksusit solar. Kjo çakër është qendër e forcës sonë ose qendër e vullnetit. A ju jepni fuqinë tuaj të tjerëve? A ju keni lejuar të tjerëve t'jua kontrollojnë jetën tuaj në vend se vetë ta mbizotëroni atë? Ndoshta jeni të varur nga të tjerët ose keni mungesë vetërespekti? Kaloni kohën në meditim dhe përqendrohuni në atë që dëshironi të arrini në jetën tuaj. Po, keni fuqi në krijimin e realitetit, të caktoni qëllime dhe keni guxim që çdo ditë bëni një hap tutje drejt qëllimeve tuaja. Prisni shumë dhe, dijeni se jeni të aftë për t'i realizuar ëndrrat tuaja. Ndoshta për momentin keni telashe me të hollat dhe ndiheni sikur nuk i meritoni, por i meritoni, madje më shumë se të tjerët. 

(Kosova Sot)