Cila majë e pemës më shumë ju tërheq?

  • 14 March 2017 - 11:52
Cila majë e pemës më shumë ju tërheq?

Shikoni pak këto 5 pemë me majat e tyre interesante. Cila majë e pemës më së shumti ju tërheq në këtë moment? Çfarë flet për ju?

PEMA E PARË

Këtë pemë më shpesh e zgjedhin njerëzit që momentalisht nuk janë të lumtur me jetën e tyre dhe duan ta ndryshojnë për të mirë. "Diku atje ekziston fati, por unë nuk jam atje. Do të thotë, duhet të jam atje"! Kjo është moto e jetës së tyre. Personalitetet bazë të njerëzve që e zgjedhin këtë pemë janë - trimëria, kureshtja dhe interesin për diçka të re. Këta njerëz rrallë qëndrojnë në një vend. Pas zgjedhjes së rrugës së re, ata zgjedhin pemën e dytë, transmeton gazeta Kosova Sot.

PEMA E DYTË

Të durueshëm dhe punëtorë. Ata kurrë nuk ngritin duart në fillim të rrugës. Do të shkojnë në qëllimin e caktuar, hap as hapi. Nuk e lakojnë drejtimin. Në sferën e tyre, janë profesionistë të vërtetë. Te fjala "improvizim", do të shohim shprehjen skeptike të fytyrës. Këta njerëz janë të sigurt se jeta është e mirë, kur gjithçka ju shkon sipas planit. Gjithçka e bëjnë sipas logjikës dhe nuk pranojnë lehtë befasitë dhe shpikjet. Nuk ju pëlqejnë ndryshimet, sidomos ato që dëmtojnë konstruksionin logjik.

PEMA E TRETË

Persona kreativë dhe origjinalë. Nuk ecin rrugëve të njëjta, nuk përqendrojnë vëmendjen në propozimet ekzistuese. Janë inspirues, duan të bëjnë gjithçka sipas mënyrës së tyre, duke gjetur lëvizjet e reja në atë, apo atë fushë. Zakonisht karizmatik dhe me sharm. Vishen në mënyrë origjinale. Është e lehtë t'i qitni nga takti, e disponimi ju ndryshon shpesh. Flasin shumë, janë të gatshëm t'i ndajnë idetë e tyre me të gjithë ata që i dëshirojnë. Edhe me ata që nuk i duan natyrisht.

PEMA E KATËRT

Edhe dimrit, edhe verës janë të njëjtë. Pa marrë parasysh kushtet kohore, ata ditën gjithmonë e presin në "bluzën e verdhë të liderit". Nuk lodhen, kanë shumë ide dhe aksione. Janë ambiciozë dhe pragmatikë. Janë të aftë, e dinë çfarë dëshirojnë dhe si ta arrijnë atë që e dëshirojnë. Si rregull, ata besojnë se në botë ekzistojnë vetëm dy pika të këndvështrimit: ajo që nuk është e drejtë dhe subjektiviteti i tyre. Kanë personalitet të fortë, janë miq të mirë dhe kundërshtarë të rrezikshëm.

PEMA E PESTË

Këta njerëz kanë aftësi të veçantë të eupatisë. Janë thellë të ndjeshëm. Lehtë dalin në pozitën e tjetrit, përfshihen në emocionet e tyre dhe bashkë me ta ndajnë lumturinë dhe pikëllimin. Janë të mirë dhe shumë emocionalë, mund ta ndjejnë këtë botë si askush tjetër. Harmonia në jetën e tyre shfaqet atëherë kur të gjithë përreth tyre janë të lumtur. Nuk pëlqejnë konflikte, shkëlqyeshëm zgjedhin keqkuptimet. Në 99 për qind të rasteve, të parët veprojnë. 

(Kosova Sot)