Provoni këtë çaj me tre përbërës: Pas 7 ditësh, 8 centimetra bel më të hollë

  • 17 August 2017 - 16:48
Provoni këtë çaj me tre përbërës: Pas 7 ditësh, 8 centimetra bel më të hollë

Kjo recetë për humbje në peshë me vetëm tre përbërës ka shkaktuar një çmenduri të paparë, sidomos për faktin që të gjithë që e kanë provuar kanë vetëm fjalë miradije për këtë kombinim të të hatashëm,raporton gazeta Kosova Sot.

PËRGATITJA: Vloni 800 ml ujë, e hiqni nga zjarri, dhe shtoni 1 shkop kanellë, 3 gjethe të dafinës dhe 1 lugë të madhe çaj të gjelbër. E mbuloni dhe e lini të qëndrojë për 15 minuta, e më pas procedoni. Gotën e parë e pini në lukth të thatë. Gotën e dytë mund ta pini përnjëherë pas kafjallit, ndërsa gotën e tretë në mbrëmje, pak para gjumit. Me tri gota të këtij çajit do të humbni mjaft në peshë, sidomos në pikat kritike të trupit, si në stomak, ijë dhe prapanicë, e rezultate e para do të jenë të prekshme që pas shtatë ditësh. Ata që e kanë provuar theksojnë se pas javës së parë humben mesatarisht 8 centimetra në bel.

(Kosova Sot)