Dodik: Na ka mbetur edhe një luftë – çlirimi i Republikës Serbe nga Bosnja dhe Hercegovina

  • A.P /
  • 08 May 2024 - 18:11
Dodik: Na ka mbetur edhe një luftë – çlirimi i Republikës Serbe nga Bosnja dhe Hercegovina

Milorad Dodik në një fjalim të sotëm gjatë përkujtimit të Ditës së Fitores mbi Fashizmin në Banja Luka të Republikës Serbe, tha se është koha për të luftuar për “çlirimin” nga Bosnja dhe Hercegovina, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Presidenti i entitetit të Bosnje-Hercegovinës, Republika Serbe, po vazhdon me kërcënime për ndarjen e shtetin shtetit boshnjak.

“Sot kujtojmë Ditën e Fitores mbi Fashizmin – ditën kur fuqia më e errët në botë në atë kohë – Gjermania, hodhi armët. Gjermania, regjimi i së cilës është përgjegjës për vdekjen e më shumë se 30 milionë njerëzve. Serbët pësuan rëndë humbje, së bashku me rusët, hebrenjtë dhe të gjithë ata që e kundërshtuan atë ideologji, duke besuar në lirinë dhe barazinë e të gjithë njerëzve pa dallim kombësie apo feje”, tha fillimisht ai.

“Gjermania në atë kohë nuk i njihte ide të tilla, ajo u përpoq për nënshtrim, për të zgjeruar ndikimin e saj si një fuqi e vonuar koloniale. Kishte mundësinë të zgjerohej drejt Ballkanit dhe Rusisë, gjë që e bëri”, theksoi Dodik.

Ky i fundit pohoi se “fakti është se viktimat më të mëdha ishin në mesin e popullit serb dhe rus” dhe se kjo zbulon qëllimin e vërtetë të fashizmit, raporton klix.ba.

Ai sërish deklaroi se Republika Serbe do të shkëputet nga Bosnja dhe Hercegovina me fjalët “se populli serb po përballet me një luftë të re – luftën për çlirim nga Bosnja dhe Hercegovina”.

“Na pret edhe një luftë tjetër, ajo është lufta për çlirimin nga Bosnja dhe Hercegovina”, tha Dodik.

Ai tha se liria është ajo që e bashkon popullin serb në tërësi.

“Fitorja mbi fashizmin është e përhershme dhe nuk mund të zëvendësohet me asgjë tjetër. Rezistenca jonë ndaj çdo forme presioni të ushtruar këtu është jashtëzakonisht e fortë”, përfundoi Dodik.

(Kosova Sot Online)

 

Skandaloze: Qytetari i Kosovës dhunohet e maltretohet brenda Stacioneve Policore të Kosovës

Dhuna brutale brenda Stacioneve policore të Kosovës ndaj qytetarëve po vazhdon 

Së  fundi një ngjarje është  filmuar nga kamerat e sigurisë së Policisë së Kosovës.

Ku një qytetar dhunohet fizikisht e psiqikisht, fyhet e maltretohet nga një polic brenda stacionit policor.

Ky është një polic i Kosovës që si shumë kolegë të tij ndër vite po vazhdojnë ti maltretojnë qyterarët brenda e jashtë stacioneve policore.

Pasi të njejtët suspendohen dhe rikthehen sërish në punë derisa në gjykata në shumë raste lëndët parashkruhen.

E derisa ligji në Kosovë nuk funksionon, këta policë do vazhdojnë të kërcënojnë, të maltretojnë e madje edhe t'i vrasin qytetarët e një vendi ku mesa duket nuk respektohet asnjë pikë e Konventës Europiane për të drejtat e njeriut.

Pse nuk po përjashtohen nga puna policët e Kosovës që po ushtrojnë dhunë brutale ndaj qytetarëve të Kosovës si në kohën e UDB-së jugosllave?

Pse lëndët për këta policë gjithmonë parashkruhen nëpër Gjykatat e Kosovës? 

Kush qëndron prapa tyre?

A po respektohet ndonjë pikë e Konventës Europiane për të drejtat e njeriut në Kosovë?

Shikoni kronikën në vijim se si një polic i Kosovës ushtron dhunë ndaj qytetarit të pambrojtur...