Maska me sodë të bukës heq qeskat e errëta nën sy

  • 24 May 2016 - 08:00
Maska me sodë të bukës heq qeskat e errëta nën sy

Sodën dhe ujin i përzini mirë, dhe kujdesuni që të mbetet në një gjendje më të fortë për ta aplikuar më lehtë S humë femra përballen me problemin e madh estetik në formë të qeskave të errëta e të ënjtura nën sy që e bëjnë fytyrën të duket e lodhur, e për këtë e kemi gjetur një trajtim shumë të mirë që hidraton, qetëson dhe shtrëngon zonën delikate rreth syve, raporton Gazeta Kosova Sot

Soda e bukës përdoret shpesh në botën e kozmetikës, e para pak kohësh është dëshmuar edhe si e përkryer për kujdes ndaj lëkurës. Veçanërisht i rëndësishëm është veprimi i saj në zonën e kapakëve të ënjtur dhe në qeskat e errëta nën sy, që shpesh krijohen si pasojë e predispozitave gjenetike, stresit dhe lodhjes. Maska me sodë të bukës në mënyrë fantastike i mënjanon dhe qetëson qeskat e errëta të theksuara, por edhe e shtrëngon zonën rreth syve. Ky preparat përgatitet shumë shpejt dhe thjesht.

Krejt për çfarë keni nevojë është një lugë e vogël me sodë të bukës dhe disa pika ujë. Sodën dhe ujin i përzini mirë, dhe kujdesuni që të mbetet në një gjendje më të fortë për ta aplikuar më lehtë. Mbulojeni tërë zonën e kapakëve, nga brendia në drejtim të jashtëm, dhe e lini maskën që të qëndrojë për 5-10 minuta, deri kur të thahet. Pas kësaj, zonën e shpëlani me ujë të vakët.  

(Kosova Sot)