Maska natyrale për flokë të shkëlqyer

  • 29 May 2016 - 12:26
Maska natyrale për flokë të shkëlqyer

Pa marrë parasysh llojin e flokëve, është fakt se me kalimin e kohës ata dëmtohen. Në këtë mund të ndikojnë shumë faktorë, por më të shpeshtit përfshijnë përdorimin e produkteve për stilizim të flokëve, e që përdoren pothuajse për çdo ditë. Por, çfarë të bëni në këtë drejtim? Si të keni sërish flokë të shkëlqyer, të lëmuar e të butë? Nëse dëshironi që ta arrini këtë, nuk keni nevojë për floktar e as për maska të shtrenjta, por vetëm për dy përbërës natyralë. Ja se për çfarë bëhet fjalë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përbërësit:

200 gramë majonezë;

Gjysmë avokadoje (sipas dëshirës, majonezës mund t’i shtoni edhe vaj ulliri ose kokosi).

Përdorimi:

Majonezën dhe avokadon i përzini në blender, në mënyrë që përbërësit të bashkohen sa më mirë. Maskën e fituar e aplikoni në flokë të lagët, ashtu sikur regjeneruesin. Sasia e maskës që do ta aplikoni varet nga gjatësia e flokëve tuaj. Flokët i mbështillni me qese plastike dhe i shpëlani pas njëzet minutave (së pari me ujë të pastër, e më pas përdorni shampon). Maskën e aplikoni 2-3 herë në javë dhe pas disa javësh do të duhej që ta vëreni përmirësimin. 

(Kosova Sot)