Ngjyrat vjeshtore të flokut, inspirohuni nga yjet
Vjeshta po afrohet dhe, nëse dëshironi të dukeni si yjet nga Hollivudi, atëherë ju shpalosim inspirimin vjeshtor me ide të ngjyrave për flokët tuaj, transmeton gazeta Kosova Sot.
ROMEE STRIJD
Flokët e ngrohtë me ngjyrë të verdhë të bukuroshes Romee rrezatojnë fytyrën e saj si krem platini.
CARA DELEVINGNE
Efekti i flokëve të verdha "smokey" te Cara është mënyra më e përsosur për të theksuar balluket karamele gjatë kësaj vjeshte.
EMMA ROBERTS
Flokët rozë të arta të Emma-s janë prodhim i "Istagram"-it, apo jo?
LILY JAMES
Lily mahnit me stilin "bronde" si askush tjetër. Theksimi karamele dhuron iluzionin e cilësisë dhe volumit.
BEYONCE
"Queen Bey" është inspirimi kryesor për këtë vjeshtë me flokët e saj si mjaltë.
KIERA KNIGHTLEY
Floku i ngrohtë si çokollatë kafeje i Kiera Knightley është mënyra e përsosur për t'u paraqitur këtë vjeshtë dhe dimrin më pas.
OLIVIA WILDE
Brunja e përsosur takohet me karamelet "balayage"? Edhe ne mendojmë se duket mahnitshëm dhe jemi "për".
(Kosova Sot)