"Glitter strobing" - trend i ri në grim

  • 11 January 2017 - 08:21

Gërsheta të shkëlqyeshme, buzë me shkëlqim, thonj me detaje. Nëse 2016-ta na ka treguar diçka, kjo është se nuk ekziston gjë që shkëlqen tepër. Për sezonin dimëror grimerët tregojnë një trend të ri, e një prej tyre është edhe "Glitter Strobing". Njihuni me trendin në grim, i cili do t'ju nevojitet edhe pas sezonit të festave. Në fillim keni pushtuar trendin e konturimit, pastaj atë "strobing", e tani radhën e ka "Glitter strobing". Ky trend është shfaqur në internet para disa muajsh, mirëpo tani bukuroshet e internetit prezantojnë variante të ndryshme të këtij llojit të grimit. Në vend të eyeliner-it klasik dhe buzëve të kuqe zgjidhni "Glitter" në ngjyra të jashtëzakonshme. "Glitter" është version më i fortë i xhinglave të vjetra. trasmeton gazeta Kosova Sot

Aplikohet shumë thjesht, në kapakët e syve dhe në faqe, me brushë ose me majat e gishtërinjve. Është e domosdoshme që në fillim të aplikoni krem ose xhel transparent për fytyrë, më pas xhingla pluhur dhe në fund sprej për fiksim të grimit në mënyrë që xhinglat të qëndrojnë në vend. 

(Kosova Sot)