Ja rezultatet fantastike për femrat që e pastrojnë fytyrën me vaj kokos

  • 20 January 2017 - 17:06
Ja rezultatet fantastike për femrat që e pastrojnë fytyrën me vaj kokos

Në botën e bukurisë vaji i kokosit është shkopi i vërtetë magjik, theksojnë adhuruesit e kozmetikës popullore, por ekspertë të shumtë theksojnë se si ky eliksir mund të zëvendësojë preparatet e kozmetikës përplot me kemikate. Vaji i kokosit është vaj i përsosur si maskë për masazh, losion për trup, piling të butë, preparat për pastrimin e fytyrës, si regjenerator që thellë e ushqen flokun. Vaji i kokosit është gjithnjë e më popullor, si zëvendësim natyral për prodhimet që pastrojnë fytyrën dhe e qetësojnë atë, raporton Gazeta Kosova Sot

HEQ GRIMIN DHE FRESKON LËKURËN E FYTYRËS Vaji i kokosit në mënyrë të përsosur heq grimin, hijet për sy, madje edhe maskarën më rezistente ndaj ujit. Aplikoni pak vaj në pambuk dhe e fshini hapësirën përreth syve dhe kapakëve. Pos se e fshin grimin, vaj thellë e hidraton lëkurën.

USHQIM I THELLË PËR LËKURË Vaji i kokosit përmirëson hidratimin e lëkurës, zvogëlon humbjen e lagështisë që e thanë lëkurën. Mund t'i zëvendësojë losionet e shtrenjta për trup dhe pastrim të fytyrës. Me lëvizje të buta duke bërë masash e aplikoni në fytyrë dhe qafë, më pas e fshini me pambuk.

REFLEKTON NË MËNYRË NATYRALE DHE PËRTËRINË Të gjitha preparatet natyrale që kanë bazë vajin e kokosit përmbajnë pigmente që reflektojnë dritë dhe kanë efektin e freskuesit të fytyrës së lodhur. Për këtë fakt, vaji i kokosit është pjesë përbërëse e shumë preparateve kozmetike.

PËR FLOKË ME SHKËLQIM Në shuplakën e dorës aplikoni dy pika, i fërkoni duart dhe e aplikoni në flokë dhe e shpërndani deri në rrënjë. Flokun e mbështillni në kokë dhe aplikoni kapelë dushi dhe e lini vajin të veprojë gjatë natës, e në mëngjes e shpëlani.

PILING I BUTË PËR TRUP Rreth 1/2 e gotës vaj kokosi hidhni sipër një gote me sheqer të vrugtë dhe masën e përzieni mirë. Me pilingun natyral që në thellësi e hidraton lëkurën mundeni t'i shtoni dhe disa pika vaj eterik të preferuar ose ekstrakte të vaniljes.

(Kosova Sot)