Stolitë verore që tërheqin vëmendjen

  • 06 July 2015 - 11:03
Stolitë verore që tërheqin vëmendjen

Vera po afrohet dhe bashkë me të edhe gardëroba verore. Përveç veshjeve, një nga mënyrat më të lehta për të tërhequr vëmendjen në këtë stinë të nxehtë është përdorimi i stolive të ndryshme. Më poshtë kemi renditur disa nga stolitë, të cilat do t’ju ndihmojnë të dukeni më ndryshe nga femrat e tjera 

1. Zinxhiri i kokës

Padyshim që duhet të investoni në një zinxhir të tillë! Më e mira nga të gjitha është që zinxhiri i kokës të përshtatet me të gjitha veshjet, gjë që e bën këtë stoli të jetë e përshtatshme edhe për ceremoni ku duhet të dukeni elegante, mirëpo edhe për ahengje të ndryshme me kolegët e punës.

Image

2. Stolitë e duarve

Stolitë e dorës padyshim janë stolitë të cilat tërheqin vëmendje të madhe, sidomos nëse vihen në pjesën mbi bërryl. Andaj, nëse dëshironi që kjo verë të jetë e juaja dhe të jeni vajza që bie në sy në mesin e shoqeve, konsiderojeni mundësinë e blerjes së stolive të dorës.

Image

3. Unazat në mes të gishtërinjve

Ky padyshim është njëri ndër aksesorët më të rëndësishëm për tërheqjen e vëmendjes. Unaza, që vihet në mes të gishtit, zakonisht është më e vogël për nga madhësia dhe bën që gishtërinjtë tuaj të duken shumë tërheqës. 

Image

4. Byzylyku në zog të këmbës

Nganjëherë mund të mendohet se ka shkuar trendi i përdorimit të byzylykëve në zogun e këmbës dhe është me të vërtetë për të ardhur keq, pasi që këta lloj byzylykësh janë shumë tërheqës. Mbi të gjitha, ata mund të kombinohen shumë lehtë, pasi që përshtaten edhe me sandale, taka të hapura tek gishtërinjtë e këmbëve apo këpucë të rrafshëta.

Image

5. Vathët e mëdhenj

Vathët e mëdhenj janë shumë në trend. Për më tepër, ka shumë vathë të madhësive dhe formave të ndryshme, saqë mund të thuhet se ka zgjidhje për të gjitha femrat. Vathët e mëdhenj janë shumë tërheqës dhe kombinohen lehtë me shumë lloje veshjesh.

Image

6. Gjerdani në jakë

A keni menduar ndonjëherë me çfarë stolish mund të kombinohen jakat? Nëse po, atëherë shqyrtoni mundësinë e përdorimit të gjerdanëve në jaka, pasi që, përveçqë tërheqin vëmendje, këta lloje gjerdanësh janë shumë elegantë.

Image

7. Zinxhiri në bel

Zinxhiri në bel është stoli që nuk ka gjetur shumë përdorim, për shkak të faktit që ka shumë pak femra që rrezikojnë të përdorin stoli të tilla. Zinxhirët në bel kombinohen shumë mirë me kostume të larjes dhe me çdo lloj veshje tjetër, që jua zbulon stomakun.

Image

(Kosova Sot)