Pesë rutinat e grimit, që do t'i pëlqejmë në vitin 2017

  • 12 February 2017 - 16:24
Pesë rutinat e grimit, që do t'i pëlqejmë në vitin 2017

Konsiderojmë se secila zonjë posedon një vend me vlerë ku ruan gjërat me vlerë, grimin. Për fat të keq, me shumicën e prodhimeve të vitit të kaluar, që kanë të bëjnë me grimin duhet të përshëndeteni dhe në rutinën e përditshme duhet të përfshini: lapsin e zi për sy, hijen, bojëkuqin e zjarrtë vjollcë dhe buzëkuqin e kuq. Edhe pse zonjat dhe yjet e njohura tashmë ia kanë filluar të vërsulen në trendët do që t'i adhurojmë në vitin 2017. Përparësi edhe më tutje ka rutina e vitit të kaluar, prandaj brushën në dorë dhe provoni trendët e rinj ,raporton Gazeta Kosova Sot.

LAPSI I ZI PËR SY Lapsi i zi për sy është prodhim grimi, që tashmë ka merituar vendin midis prodhimeve të përjetshme, por se këtë vit është një prodhim që gjithsesi duhet ta keni. Duhet ta aplikoni në ngjarje ditën dhe ngjarje gjatë natës, por kini kujdes që nëse lapsin e zi e aplikoni në këndin e brendshëm të syve, në mënyrë vizuale do të duken më të vegjël. 

Image

 

HIJE PËR SY Hijet për sy bien në prodhimet e grimit që secila femër e shmang në përdorim të gjerë për dukje gjatë ditës, por këtë sezon rutinën e përditshme të grimit duhet ta pasuroni me këtë prodhim.

Image

 

BRONZUES DHE BOJËKUQ Edhe pse bronzuesi dhe bojëkuqi në tone të dheut ishin të preferuarit në botën e grimerëve, këtë sezon kthehen në derën e madhe bojëkuqi në tonet rozë. Përzgjidhni nuancën që i përgjigjet tenit tuaj dhe "bojëkuquni" deri në maksimum.

Image

 

SHKËLQIM PËR BUZË Shkëlqimi për buzë dominon këtë sezon edhe në variantet e mbrëmjes. Theksoni bukurinë natyrale të buzëve tuaja, por edhe në të njëjtën kohë kujdesuni për to.

Image

 

BUZËKUQI I KUQ Buzëkuqi i kuq jo vetëm se është banues i ndershëm i të gjitha çantave të femrave, por edhe prodhim që secila femër e mban me vete. Këtë vit ai duhet të jetë në planin e parë, kështu që mundohuni që pjesa tjetër e grimit të jetë e matur.

Image

 

(Kosova Sot)