Trendët në ngjyrosjen e flokëve, që do t'i adhurojmë këtë pranverë
Të gjithë me padurim po e presim pranverën, kur përfundimisht do të zhveshim palltot e trasha, shallin dhe kapelat dhe do të veshim gardërobë më të lehtë. Për çdo sezon, kemi nevojë për ndryshime në vete, e kjo disi gjithmonë është floku. Në vijim ju prezantojmë ngjyrat e flokut, që do të jenë "in" këtë pranverë, trasmeton gazeta Kosova Sot
(Kosova Sot)
"BLORANGE"
"Blorange" është trendi më i ri, kur në pyetje është ngjyrosja e flokut dhe duhet pranuar se me të jemi të mahnitur. Sikurse edhe i tregon emërtimi, kjo është përzierje e ngjyrës së verdhë dhe të portokalltë. Më së miri u përshtatet personave me çehre të ndritshme dhe nën tone të ngrohta të lëkurës, e nëse jeni me specifika si këto, detyrimisht ta provoni.
E VERDHË NATYRALE
Nuk mendojmë se vetëm duhet ta freskoni ngjyrën natyrale të flokut, por me ngjyrosje të tentoni ta imitoni. Pra, asgjë nga fillesat e bardha. Qëllimi është që të duken se i keni dhuratë nga natyra. Më së miri ju shkojnë juve me çehre të ndritshme dhe nëntone të ngrohta të lëkurës. Po ashtu, nëse keni flokë të ndritshëm natyralë, kini qëllim këto nuanca. Qëllimi është që dukja e flokëve të shkojë me ngjyrën e tenit.
NGJYRAT E PASURA "BOJËKAFE"
Ngjyra kafeje i përshtatet secilit ten, me rëndësi është që ta përshtatni nëntonin tuaj. Qoftë nëse keni tone të ndritshme apo më të mbyllura, tonet t'i zgjidhni në ngjyrë të çokollatës, derisa juve me pigmente të kuqe dhe nëntone të ngrohta mirë ju shkojnë nuancat e kuqe në të kaftë, dhe të bakrit.
RRËNJËT KONTRASTE
Ky trend edhe në sezonin para nesh do të jetë popullor, që është ideal për të gjitha ato që shpesh i vizitojnë sallonet e floktarisë. Kjo qasje ju jep lirinë të anashkaloni shkuarjen për të ngjyrosur flokun ndonjë muaj. E nëse kërkohet dukje natyrale, ky stil i ngjyrosjes është gjëja e duhur.
NGJYRË BAKRI
Floku i zjarrtë i kuq është gjithmonë një inspirim, por këtë sezon gjithnjë e më shumë do të jetë në trend nuanca e bakrit. Përshtatjani intensitetin e ngjyrës tenit tuaj. Këto nuanca më së miri ju qëndrojnë juve me nëntone të ftohta, sepse krijojnë kontrast të bukur.
FILLESAT SUBTILE
Nëse dëshironi që floku t'ju 'vallëzojë' dhe të gjallërojë, përmes tyre tërhiqni disa fillesa subtile, që i japin strukturë. Teknika 'Balayage' e ngjyrosjes së flokut do të jetë metoda më e mirë për arritjen një dukjeje si kjo.