Forma e fytyrës suaj dhe personaliteti

  • 20 February 2017 - 15:12
Forma e fytyrës suaj dhe personaliteti

Megjithëse personaliteti i njeriut varet prej shumë faktorëve, është e vërtetë se forma e fytyrës jep disa tipare, që mund të ndërlidhen me personalitetet. Psikologët theksojnë se duke vështruar formën e fytyrës së një personi, është e mundur të merren informata rreth personalitetit të tyre , transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

FYTYRA E RRUMBULLAKËT

Forma e rrumbullakët e fytyrës është pothuajse e gjatë po aq sa e gjerë. Kjo dhuron përshtypje të re dhe të pafajshme. Shumë njerëz këtë formë e cilësojnë fëmijërore. Shkaku i kësaj, shihen si persona që ju hutojnë dhe duken tepër të pafajshëm. Për më shumë, një person me fytyrë të rrumbullakët mund të jetë i sigurt, i matur dhe përgjegjës në bërjen e vendimeve të duhura. 

Image

FYTYRA ME FORMË TË ZEMRËS Kjo formë ka specifika të ngjashme me fytyrën në formë të rrumbullakët, por me faqe më të zgjeruara që zgjerohen kur personi buzëqesh. Për të tjerët, këto karakteristika portretizojnë një idealist miqësor. Po ashtu thuhet se individët me këtë formë të fytyrës kanë forcë të fuqishme nga brenda, që lehtë mund të kalohet te të tjerët. Janë kreativë, të vendosur. 

Image

FYTYRA E GJATË E NGUSHTË

Kjo formë e fytyrës është më e gjatë sesa e gjerë dhe nofulla është mjaft e shquar. Shkaku i këtyre karakteristikave, disa persona mund të hutohen me mendimin se një person si ky është shumë serioz dhe ka temperament të keq. Përkundër kësaj, kur t'i njihni më mirë, janë persona miqësorë dhe përplot me energji pozitive. Dinë të jenë shumë shoqërorë. 

Image

FYTYRA NË FORMË KATRORI

Kjo formë e fytyrës është njëjtë e gjerë po aq sa edhe e gjatë, megjithëse nganjëherë mund të jetë më e gjatë sesa e gjerë. Balli dhe nofulla kanë kënde të mprehta e kjo lejon që personi t'i shprehë emocionet e veta. Personat e tillë janë të sigurt, të mençur dhe njihen për mendime logjike. Disa njerëz konsiderojnë se njerëzit e tillë janë të përsosur dhe jo shumë shoqërorë, por e vërteta është se janë shumë të interesuar, kur u jepni mundësinë për të krijuar një lidhje. 

Image

FYTYRË NË FORMË DIAMANTI

Kjo formë e fytyrës njihet edhe si formë trekëndëshe, pasi që linja e nofullës është e gjerë dhe balli është i ngushtë. Mjekra është e ngushtë, pak e theksuar dhe është më këndore dhe me asht. Kjo formë e fytyrës është shumë e zakonshme e të tjerët ndiejnë se prezantojnë një person misterioz. Disa persona kanë një perceptim se janë persona manipulues, por në realitet këta persona janë miqë- sorë kur t'i njihni më mirë. Shprehja në fytyrën e tyre reflekton lidership dhe këta njerëz në vazhdimësi janë të suksesshëm. 

(Kosova Sot)