5 preparate që mund t'i bëni vetë, në shërbim të bukurisë

  • 16 March 2017 - 15:46
5 preparate që mund t'i bëni vetë, në shërbim të bukurisë

Ne shpeshherë zgjohemi në mëngjes, shikohemi në pasqyrë, vërejmë diçka që nuk na pëlqen apo që nuk kemi kohë për ta rregulluar: njolla në fytyrë, flokë të shprishur, buzë të thata… duam të dalim nga shtëpia dhe të dukemi të përsosura por kemi vetëm 10 minuta për t'u bërë gati. Çfarë të bëjmë? Qetësohuni, në vijim ju paraqesim prodhimet që i përgatisni vetë, nuk ju duhen më shumë se pesë minuta, transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

SI T'I HIQNI ATO DREDHA TË PAPLANIFIKUARA

Kujt nuk i ka ndodhur kjo së paku njëherë? Zgjoheni në mëngjes dhe zbuloni se flokët tuaj janë shumë dredha, tipike si në të tetëdhjetat ? E po, së pari qetësohuni. Merrni një gjysmë gotë me ujë dhe filloni të lagni flokët pak nga pak. Kur të jenë lagur, merrni një gjysmë lugë vaj bajameje, fërkoni duart me ta dhe aplikojeni në flokë. Nëse dëshironi që kjo mos t'ju ndodhë në mëngjes, atëherë pastroni flokët çdo të dytën ditë. Përkujdesuni që uji të mos jetë tepër i vluar. Përdorni kondicioner vaj të bajameve, kokosit ose arganit.

Image

SHËRONI DHE FSHIHNI NJOLLAT NË FYTYRË 

Sa herë që shikoheni në pasqyrë dhe shikoni ndonjë puçërr në faqe, atëherë gjithë vëmendja është shtuar. Askush nuk dëshiron t'i vërejë mangësitë në lëkurë dhe nuk keni pasur një natë më parë të aplikoni tretman. Ajo që duhet të bëni është shumë e lehtë. Së pari shpëlani fytyrën tuaj mirë me sapun të butë, duhet hequr pluhurin. Pastaj, merrni një lugë të vogël me lëng limoni dhe pak sodë të bukës. Aplikojeni në pjesët e prekura. E lini të verojë në fytyrë për tre minuta. Pas kësaj, e pastroni dhe e thani mirë fytyrën. Pastaj mund të aplikoni grimin. 

Image

BUZË TË ÇARA APO TË THARA

A keni buzë të thata, të çara që nuk duken bukur? Ju nevojitet vetëm 5 minuta për dukje më të mirë. Si? Shumë e lehtë. Së pari duhet të aplikoni balsam hidratues për buzë. Pastaj, aplikoni një sasi me sheqer në buzë për të vepruar si pastrues. Derisa e aplikoni me sheqer, bëni dhe masazh për të aktivizuar qarkullimet. Ky masazh të zgjatë tre minuta. Pastaj me ujë të ngrohtë, hiqeni sheqerin, pa ndaluar me masazhin. Mos harroni ta përsëritni këtë edhe para gjumit.

Image

THONI LAMTUMIRË QESKAVE TË ERRËTA NËN SY PËR 5 MINUTA 

Kjo është gjëja më e shpeshtë në mbarë botën; pas një nate pa gjumë, lodhjes… të gjithë së paku njëherë kanë përjetuar qeskat e errëta nën sy. Për t'i hequr qafe dhe për të pasur qarkullim më të mirë në këtë hapësirë kritike të fytyrës, së pari duhet vendosur disa lugë të metalta në ngrirës. Në ndërkohë mund të visheni, përgatisni kafjallin.... Pastaj, kur lugët të jenë ftohur, i aplikoni te qeskat e syve në intervale prej 20 sekondave. 

Image

DËSHIRONI FLOKË QË SHKËLQEJNË!

A keni dëshirë që gjithmonë të keni flok që shkëlqejnë? Ju nevojitet diçka e shpejtë për ta arritur këtë efekt. Atëherë ju nevojiten vetëm tri gjëra: ujë, vaj kokosi dhe një sprej i vogël. Gjysmë gote me ujë dhe një lugë me vaj kokosi mjaftojnë. Dikush mund t'i shtojë pak aloe vera. Më së miri është që uji të jetë i vakët, kurrë i ftohtë. Të dy përbërësit i aplikoni në shishen me sprej dhe përbërjen e derdhni në shishe dhe i lagni flokët. Kështu do të keni flokë të butë, me shkëlqim.  

Image

 

(Kosova Sot)