Sekretet e përditshme të bukurisë

  • 21 March 2017 - 15:00
Sekretet e përditshme të bukurisë

Për fat të mirë, përpos tretmanëve të shtrenjtë të bukurisë, të cilët asnjëherë nuk na e japin rezultatin e dëshiruar, ka edhe sekrete të thjeshta, më të lira dhe më efikase,transmeton gazeta Kosova Sot.

1. Filloni me një dush të ftohtë

Nuk është thënë që uji të jetë i akullt, bën edhe i vakët. Mjafton që t’ju bëjë ta ndieni të ftohtit. Uji i ftohtë ua riaktivizon qarkullimin e gjakut, e tonifikon lëkurën tuaj, stimulon sistemin tuaj imunitar, largon dhembjen e këmbëve si dhe e rritë elasticitetin e lëkurës. Derisa në mëngjes ua preferojmë një dush të tillë, të ftohtë, në mbrëmje dushi duhet të jetë i ngrohtë.

shower

2. Rrathët e errët? Mos u shqetësoni!

Mund t’i ndodhë çdokujt. Zgjoheni në mëngjes, shikoheni në pasqyrë dhe, ja ku janë, rrathët e errët rreth syve, apo më saktë, nën ta, që nuk janë aspak estetikë. Qarkullimi i dobët, apo akumulimi i lëngjeve nuk janë miq të një pamjeje të bukur. Por, mos u shqetësoni. Vendosni dy lugë në frigorifer dhe lini aty dhjetë minuta. Në ndërkohë, preni dy rriska kastraveci dhe veni ato mbi sytë tuaj. Më pas veni lugët e ftohta mbi rrathët e errët, duke i lënë 10 sekonda. Hiqni, pushoni 10 sekonda dhe veni ato përsëri. Bëjeni këtë pesë herë. Do të befasoheni nga rezultati.

dark-circles

3. Si t’ua shtoni flokëve vëllimin dhe shkëlqimin?

Çka të bëni nëse, pasi që të jeni zgjuar në mëngjes, keni parë se flokët tuaja janë pa vëllim dhe pa jetë? Nuk mund të dilni e tillë nga shtëpia. Merrni përzierjen e vajit të kokosit dhe jogurtit natyror, duke e përdorur si maskë. Mjafton që ta përzieni një lugë vaji të kokosit dhe të jogurtit natyror. Vetitë regjeneruese të kësaj maske  do të jenë shumë të dobishme për flokët tuaja. Lëreni maskën që të veprojë për 15 minuta, shpëlajeni me ujë të nxehtë, e më pas aplikoni uthull të mollës, të përzier me gjysmë gote ujë. Mund ta bëni një masazh për dhjetë minuta dhe t’i shpëlani ato përsëri. Rezultatet janë të mrekullueshme.

Coconut oil

4. Si ta zbardhni fytyrën?

Të gjithë e dinë këtë. Nëse kur shikoheni në pasqyrë shihni gjithmonë një fytyrë të lodhur, pa dritë, mos u shqetësoni, ekziston një recetë aq e thjeshtë, sa edhe efikase. Ajo jua zdrit fytyrën, ua rritë tonin dhe hidratimin. Si? Shumë thjesht! Vlojeni një enë me ujë, qitni dy qeska në ibrikun e çajit, e më pas, pasi që të vlojë, lëreni që të qëndrojë. Pasi që të ftohet, vendoseni në fytyrë, sikur të jetë tonifikues i lëkurës. Lëreni që të qëndrojë dhe shpëlajeni me ujë.

Duhet të themi edhe se, një dietë e mirë gjithmonë do t’ua përmirësojë shëndetin e lëkurës. Për këtë shkak, ajo duhet të përmbajë sasi të mjaftueshme të vitaminave C dhe B, të cilat mund t’i merrni me ushqim, respektivisht me agrume, sallata dhe me ushqime të tjera.

face-4

5. A zgjoheni me erë të keqe të gojës?

Kur të zgjoheni në mëngjes, mund ta keni një shije të keqe në gojë, apo edhe një erë të keqe që del nga ajo. Ju duhet që të shkoni në punë pas disa minutave. Çka duhet të bëni? Mund të përtypni ca gjethe të koriandrit, apo të mentës, për pesë minuta. Ato kanë veti antibakteriale dhe ju ndihmojnë që ta largoni erën e keqe të gojës.

bad-breath

(Kosova Sot)