Shamia në flokë, edhe këtë sezon është "in"

  • 20 April 2017 - 08:38
Shamia në flokë, edhe këtë sezon është

Këtë pranverë dhe në verën që po vjen, përsëri do të përdoren shamitë në flokë, sepse, pos se është një detaj shumë elegant, i përshtatet mirë secilit kombinim të veshjeve, duke i dhënë një vulë unike. Me përdorimin e shamisë kurrë nuk do të gaboni, trasmeton gazeta Kosova Sot

Qoftë nëse bëhet për lidhjen e saj përreth flokut, si shirit për flokë ose si çallmë elegante për plazh, dukja juaj, qoftë ajo ditore apo për ndonjë dalje gjatë natës do të freskohet si kurrë më parë, dhe atë pa bërë ndonjë rregullim shtesë në stilin e flokëve. Në vijim ju sjellim disa stile shumë interesante, që janë inspirim i pjesëve verore për t'iu qasur lojës së re të modës.

(Kosova Sot)