Tkurrni poret në fytyrë me këto pesë ilaçe popullore

  • 22 May 2017 - 15:54
Tkurrni poret në fytyrë me këto pesë ilaçe popullore

A po ju çmendin poret e zgjeruara? Provoni disa nga këto tretmane natyrale, që përmirësojnë çehren e fytyrës suaj pa shpenzuar shumë të holla, transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

LËNGU I DOMATEVE Lëngu natyral i domateve përmban përbërës acidi, që rregullojnë pH-në e lëkurës, për të reduktuar poret e bllokuara Përbërësit: 1 domate të shtypur 1/4 e gotës ujë (62 ml) Përgatitja: Domaten e shtoni në blender bashkë me ujin, e përzieni derisa të shndërrohet në lëng. Me një brushë apo pambuk e aplikoni në fytyrë. E lini të absorbohet për 10 minuta. Përsëriteni së paku tri herë në ditë.

Image

PËRGATITJA ME TËRSHËRË DHE MJALTË Një krem pastrues me tërshërë dhe mjaltë ndihmon në heqjen e pluhurit nga poret, duke e bërë fytyrën më të re dhe të pastër Përbërësit: 2 lugë tërësorë (20 g) 2 lugë mjaltë (50 g) Përgatitja: Kombinoni mjaltin dhe tërshërën, duke e shndërruar në një pastë. Aplikojeni këtë maskë në fytyrë, sidomos kur keni pore të zgjeruara. E lini për 30 minuta dhe e shpëlani. Përdoreni 2-3 herë në javë. 

Image

MASKË ME TRANGULL DHE QUMËSHT Përbërësit e trangullit të përzier me acidin laktik në qumësht këtë maskë e bëjnë tretmanin më të mirë për të reduktuar madhësinë e poreve Përbërësit: 1/2 e trangullit 1/4 e gotës qumësht (62 ml) Përgatitja: Dy përbërësit i shtoni në blender dhe përzieni. E shpërndani në lëkurë dhe e lini midis 20 deri 30 minuta. E shpëlani me ujë të ftohtë dhe e përdorni çdo natë. 

Image

TRETMANI ME TË BARDHËT E VEZËS Aplikimi i të bardhëve të vezës në fytyrë ndihmon në heqjen e njollave të zeza të shkaktuara nga poret e zgjeruara Përbërësit: 1 të bardhë të vezës 1 lugë lëng limoni (5 ml) Përgatitja: Përzieni të bardhët e vezës me lëngun e limonit. Në mbrëmje, pasi të keni hequr grimin, aplikojeni në fytyrë. E lini të thahet për 30 minuta, më pas e shpëlani. Përdoreni tri herë në javë. 

Image

MASKË NATYRALE ME JOGURT Acidi laktik në jogurt është një nga përbërësit më të mirë për të pastruar poret dhe për të eliminuar qelizat e vdekura nga fytyra Përbërësit: 3 lugë jogurt (36 g) 1 lugë sheqer (10 g) Përgatitja: Kombinoni sheqerin me jogurtin, më pas këtë krem pastrues e aplikoni me lëvizje qarkore. E lini të qëndrojë për 15 deri 20 minuta, më pas e shpëlani. Përsëriteni tri herë në javë. 

(Kosova Sot)