Besoni apo jo, në skenë trendi i ri i grimit - paruke për vetulla!

  • 29 May 2017 - 08:56
Besoni apo jo, në skenë trendi i ri i grimit - paruke për vetulla!

Të gjithë jemi dëshmitarë se sa shpejt ndryshojnë trendët e modës, kështu vijnë edhe risitë në botën e tretmanit të grimit dhe prodhimeve. I tillë është edhe rasti me mënyrat e zbukurimit, më saktë, me rivizatimin e vetullave, që për secilën femër është hap i përditshëm dhe shumë i rëndësishëm ditor. Vetullat e kufizojnë fytyrën dhe fytyrës së femrës i japin shprehje dhe bukuri autentike, kështu që - gjithçka që ndihmon në theksimin dhe hijeshimin e tyre, vizatimin dhe formësimin e tyre, është e mirëseardhur, transmeton gazeta Kosova Sot.

Pas metodës "microblading", përmes së cilës arrihet dukje hiperrealiste e qimeve, në derë po troket edhe një trend krejt i ri. Është shfaqur një trend i ri, dhe atë pa gjilpëra, që është proces që zgjat, por se është proces pa dhimbje. Për çfarë bëhet fjalë? Në pyetje është një metodë e re dhe e thjeshtë - parukë për vetulla! Me gjasë ky trend do të jetë popullor po aq sa edhe "microblanding", derisa në "Youtube" dhe rrjetet e tjera janë shfaqur video, që promovojnë aksesorin e ri për vetulla, e thjeshtësia e përdorimit besohet se do të ketë popullaritet. 

(Kosova Sot)