Pilingu i bërë në shtëpi, me vetëm dy përbërës

  • 20 June 2017 - 08:25
Pilingu i bërë në shtëpi, me vetëm dy përbërës

Shumë femra pëlqejnë që të provojnë tretmanë të rinj në shtëpi, prandaj kemi vendosur që t'ua prezantojmë njërin prej preparateve më të pëlqyera, për të cilin flasin blogerët këtyre ditëve. Bëhet fjalë për pilingun, i cili bëhet nga dy përbërës, vaji i kokosit dhe soda e bukës. Sipas fjalëve të këtyre zonjave, pilingu do të duhej të bëhej në fytyrë, tri herë në javë. Pas një muaji do të vëreni se tenit tuaj i është kthyer shkëlqimi, si dhe tonaliteti.

(Kosova Sot)