Produktet natyrale për lëkurë të pastër

  • 28 June 2017 - 17:24
Produktet natyrale për lëkurë të pastër

Për të thithur vetitë pozitive të këtyre ilaçeve shtëpiake, më së miri është t'i aplikoni natën. Kështu, do të shmangni reaksionet e mundshme, që mund t'i shkaktojë dielli

Image

 

MASKË ME TËRSHËRË, KAMOMIL DHE MJALTË

Tërshëra është pastrues natyral, mjalti parandalon infeksionet dhe kamomili e zbut lëkurën

Përbërësit:

1 gotë çaj kamomili (250 ml) 1 lugë mjaltë (25 g) 2 lugë tërshërë (20 g)

Përgatitja: 

Përgatitni çajin e kamomilit. E lini të ftohet. Shtoni mjaltin dhe tërshërën në enë dhe shtoni çajin. E përzieni dhe e aplikoni në fytyrë me brushë, kujdes sytë. E lini për 20 minuta dhe e shpëlani me ujë të ngrohtë. 

Image

 

MASKË PASTRUESE ME MJALTË DHE JOGURT 

Jogurti është pjesë e shumë maskave, falë aftësisë për pastrimin e jogurtit. Kombinojeni me mjaltë për tretman më efektiv. 

Përbërësit: 

1/2 jogurt natyral (62.5 g) 2 lugë mjaltë (50 g)

Përgatitja:

Përzieni bashkë mjaltin dhe jogurtin. Aplikojeni në fytyrë dhe qafë. E lini për 25 minuta. E shpëlani me ujë të ngrohtë

Image

 

 


MASKË ME LIMON DHE UJË TË ORIZIT 

Uji i mbetur, pasi keni zier orizin, është shumë i shëndetshëm. Është i përsosur për pastrimin e lëkurës. Limoni ndihmon në heqjen e njollave. 

Përbërësit:

1/2 e gotës ujë orizi (125 ml) Lëngun e 1 limoni 

Përgatitja:

Ujin e orizit të zier e lini anash dhe e ftohni. Shtoni ujin dhe lëngun e limonit në një enë. Me pambuk përzierjen e aplikoni në fytyrën e pastruar. Përsëriteni çdo ditë para gjumit dhe e shpëlani në mëngjes

Image

 

MASKË ME MJALTË DHE VEZË 

Të kuqtë e vezës ka veti të shumta pozitive. Mjalti vepron si pastrues, antibakterial dhe antiseptik. 

Përbërësit:

1 të kuqtë e vezës 2 lugë mjaltë (50 g)

Përgatitja: 

1 të kuqtë e vezës 2 lugë mjaltë (50 g)

Përgatitja: 

Përzieni të kuqtë e vezës dhe shtoni mjaltin. Krijoni avull në dush për të hapur poret. Aplikoni maskën dhe e lini për 15 minuta. E shpëlani me ujë të ngrohtë dhe e shpëlani me ujë të ftohtë. 

Image

 

MASKË ME LIMON DHE PAPAJË

Fryti i shijshëm tropikal është i shëndetshëm për lëkurën. Limoni është i përsosur për heqjen e njollave dhe pastrimin e lëkurës.

Përbërësit: 

1 papajë Lëngu i 2 limonëve

Përgatitja: 

Qëroni papajën dhe hiqni farat. Më pas, shtrydhni limonët. Përzieni bashkë papajën me lëngun e limonit. Pastrojeni fytyrën dhe aplikojeni maskën në fytyrë dhe qafë. E lini për gjysmë orë dhe e hiqni me ujë të vakët. Përsëriteni 3 herë në javë, gjithmonë gjatë natës.

Image

 

MASKË ME MIELL NGA LEBLEBITË DHE DOMATET

Mielli nga leblebitë është një pastrues natyral. Domatet e zbutin dhe e hidratojnë lëkurën

Përbërësit: 

5 lugë miell nga leblebitë (50 g) 3 lugë lëng domatesh (30 ml)

Përgatitja

Miellin e derdhni në një enë dhe shtoni lëngun e domates pak nga pak. E përzieni derisa pasta të formohet dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë. E lini maksimum 15 minuta dhe e shpëlani. Përsëriteni dy herë në javë. 

(Kosova Sot)